PMBU Erzen
Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor Erzen
PMBU Ishëm
Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor Ishëm
PMBU Mat
Plani i Menaxhimit të Basenit Ujor Mat
Programi
________________________ _________________
Vizioni
Shqipëria, një vend që përdor ujin në mënyrë efikase, me menaxhim të integruar e funksional të burimeve ujore që përfshin edhe një sistem të plotë monitorimi dhe menaxhimi të rreziqeve nga përmbytjet dhe pamjaftueshmëria e burimeve ujore, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira kombëtare dhe evropiane. Një vend që e bazon përdorimin e burimeve ujore në parimin e barazisë dhe qëndrueshmërisë për përfitime të barabarta socio-gjinore-ekonomike, dhe drejtësi mjedisore për brezat e sotëm dhe të ardhshëm
Sistemi i Integruar
________________________ _________________
Të rejat
Publikimi i informacionit gjeohapsinor “Lejet e dhëna nga KKU dhe KBU për përdorimet e burimeve ujore” në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG.
Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) ka krijuar informacionin gjeohapsinor për lejet e dhëna nga Këshilli Kombëtar i Ujit dhe këshillat e baseneve ujore për përdorimet e burimeve ujore.
Datasetet e krijuara janë publikuar në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG në bashkëpunim me Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor (ASIG).
Publikimi i hartës digjitale të lejeve
Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) ka ndërtuar Hartën digjitale për lejet e dhëna nga KKU dhe KBU për përdorimet e burimeve ujore. Kjo hartë është ndërtuar në gjuhën e programimit Python dhe përmban 9 shtresa (dataseste)
Sondazhi i AMBU për Burimet Ujore
Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) ka nisur një anketim kombëtar për të analizuar opinionin publik se cili institucion i menaxhon burimet ujore në Shqipëri. Anketimi do të kryhet nga AMBU me ndihmën e Projektit ICB-COWI të financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim ( Sida ).
Ju lutem klikoni këtu për të plotësuar pyetësorin: https://forms.gle/rfhwQjfyLP2Bifre7


