Rreth Zyrave të Administrimit të Baseneve Ujore
Zyra e Administrimit të Basenit Ujor është struktura në varësi të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, e cila ngrihet dhe funksionon në çdo basen ujor.
Ekzistojnë 4 Zyra të Administrimit të Baseneve Ujore:
- ZABU Vjosë me qendër në Vlorë;
- ZABU Shkumbin-Seman me qendër në Fier;
- ZABU Ishëm-Erzen-Mat me qendër në Tiranë;
- ZABU Drin-Bunë me qendër në Shkodër.
Roli i ZABU-ve është shtrirja e autoritetit të AMBU në territor, realizimi i përgjegjësive e kryerja e detyrave të agjencisë në nivel basenesh përmes:
- bashkëpunimit për hartimin e planeve të manaxhimit të baseneve dhe ndjekjes së zbatueshmërisë së tyre;
- realizimit të procedurave për pajisjen me leje/autorizime dhe monitorimin e përdorimit të burimeve ujore;
- mbledhjes dhe përpunimit të të dhënave sasiore e cilësore mbi burimet ujore
Kompetencat
Zyra e Administrimit të Basenit Ujor ka këto detyra:
- përpilon projektin e planit për burimet ujore për basenin përkatës dhe e paraqet për miratim në këshillin e basenit ujor;
- harton inventarin e burimeve ujore në sasi dhe cilësi, si dhe bën periodikisht përditësimin e tij;
- nxit pjesëmarrjen e përdoruesve të ujit në drejtimin dhe administrimin e burimeve ujore;
- përgatit raporte, jep opinione për burimet ujore dhe i paraqet ato për ndjekje të mëtejshme në këshillin e basenit ujor;
- përgatit materialet për mbledhjet e këshillit të basenit ujor;
- ndjek zbatimin e vendimeve të Këshillit Kombëtar të Ujit dhe këshillit të basenit ujor.
Struktura
Organigrama
Zyra e Administrimit të Basenit Ujor Drin-Bunë
Organigrama
Zyra e Administrimit të Baseneve Ujore Ishëm – Erzen – Mat
Organigrama
Zyra e Administrimit të Baseneve Ujore Shkumbin – Seman
Organigrama
Zyra e Administrimit të Basenit Ujor Vjosë