Konsultim me publikun për zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Basenit Lumor Vjosë

Konsultim me publikun për zhvillimin e Planit të Menaxhimit të Basenit Lumor Vjosë

Në kuadër të projektit EU4River dhe në vazhdim edhe të projektit EUSIWM ‘’Mbështetja e BE-së në Menaxhimin e Integruar të Ujit’’, ka nisur procesi i përgatitjes së Planit të Menaxhimit të Basenit Lumor për Basenin e Lumit Vjosa. Ky projekt bashkë-financohet nga BE dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, në mbështetje të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) dhe Zyrës së Administrimit të Basenit Lumor Vjosë (ZABL), për forcimin e menaxhimit të burimeve ujore, në përputhje me standardet dhe kërkesat e legjislacionit Evropian.

Publikimi i informacionit gjeohapsinor “Lejet e dhëna nga KKU dhe KBU për përdorimet e burimeve ujore” në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG.

Publikimi i informacionit gjeohapsinor “Lejet e dhëna nga KKU dhe KBU për përdorimet e burimeve ujore” në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG.

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) ka krijuar informacionin gjeohapsinor për lejet e dhëna nga Këshilli Kombëtar i Ujit dhe këshillat e baseneve ujore për përdorimet e burimeve ujore.
Datasetet e krijuara janë publikuar në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG në bashkëpunim me Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor (ASIG).

Sondazhi i AMBU për Burimet Ujore

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) ka nisur një anketim kombëtar për të analizuar opinionin publik se cili institucion i menaxhon burimet ujore në Shqipëri. Anketimi do të kryhet nga AMBU me ndihmën e Projektit ICB-COWI të financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim ( Sida ).

Ju lutem klikoni këtu për të plotësuar pyetësorin: https://forms.gle/rfhwQjfyLP2Bifre7

Njoftim për konsultim publik të Projekt-planit të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet për disa zona ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet ose ka gjasa të ndodhin përmbytje, Drin-Bunë 4, 5 dhe 6.

Projektplani i Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet për disa zona ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet ose ka gjasa të ndodhin përmbytje, Drin-Bunë 4, 5 dhe 6 (territori i njësive administrative Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Rrethinat dhe Velipojë të bashkisë Shkodër dhe njësinë administrative Bushat të bashkisë Vau i Dejës) ka për qëllim miratimin e një dokumenti i cili i shërben institucioneve shtetërore, enteve publike e private për të menaxhuar në mënyrë të harmonizuar rrezikun nga përmbytjet dhe marrjen e masave efektive, me qëllim parandalimin dhe reduktimin e pasojave të mundshme negative nga përmbytjet për shëndetin e njeriut, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe aktivitetin ekonomik, në zonat respektive.

Moment Historik: Shqipëria nis zyrtarisht procesin screening për Kapitullin 27 në rrugëtimin drejt integrimit evropian

Moment Historik: Shqipëria nis zyrtarisht procesin screening për Kapitullin 27 në rrugëtimin drejt integrimit evropian

Bruksel – Procesi i screening-ut për Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike nisi zyrtarisht për Shqipërinë, duke shënuar një moment historik në rrugëtimin e vendit drejt integrimit evropian.
Majlinda Dhuka Kryenegociatore për Shqipërinë dhe Ministre Shteti, Adea Pirdeni, zv/Kryenegociatore, si dhe Almira Xhembulla, zv/Ministre për turizmin dhe mjedisin dhe Drejtuese e Grupit Ndërinstitucional të Punës për Kapitullin 27, drejtuan në një takim 3 ditor, ekipin e përfaqësuesve të 15 institucioneve të qeverisë shqiptare për Kapitullin 27.

KONFERENCA E UJIT NË NEW YORK, MARS 2023

KONFERENCA E UJIT NË NEW YORK, MARS 2023

Dyzet e gjashtë vite pas konferencës së fundit të OKB-së për ujin, komuniteti ndërkombëtar organizoi takimin historik në New York, i ngarkuar me avancimin e përpjekjeve për të siguruar ujë të sigurt dhe të pastër për njerëzimin. Në fund të konferencës tre-ditore, u...

28 Janari Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

28 Janari Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale

28 Janari është Dita e Mbrojtjes së të Dhënave Personale dhe në botë njihet si Dita e Privatësisë – Privacy Day.  28 janari përkon me miratimin në vitin 1981 nga Këshilli i Evropës të Konventës 108 “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të...

Samiti i Ohrit “Blue Economy”

Samiti i Ohrit “Blue Economy”

Në datat 2-3 nëntor 2022, në Ohër të Maqedonisë së Veriut u zhvillua Samiti “Ohrid Blue Economy Summit”, i organizuar nga “Prime Point Partners” dhe “CEI (Central Europe Initiative)”, me fokus Ekonominë Blu. Samiti kishte për qëllim ndërgjegjësimin për rritjen...

Publikimi i draft Projektligjit Për Strategjinë Detare

Publikimi i draft Projektligjit Për Strategjinë Detare

Projektligji “Për Strategjinë Detare” është hartuar si pjesë e paketës ligjore në kuadër të përafrimit të plotë të legjislacionit Shqiptar në fushën e menaxhimit të burimeve ujore me acquis të Bashkimit Evropian në këtë fushë, nëpërmjet mbështetjes së projektit “Mbështetja e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Integruar të Ujit në Shqipëri”

Publikimi i draft Projektligjit Për Burimet Ujore

Publikimi i draft Projektligjit Për Burimet Ujore

Projektligji “Për burimet ujore” është hartuar si pjesë e paketës ligjore në kuadër të përafrimit të plotë të legjislacionit Shqiptar në fushën e menaxhimit të burimeve ujore me acquis të Bashkimit Evropian në këtë fushë, nëpërmjet mbështetjes së projektit “Mbështetja e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Integruar të Ujit në Shqipëri”,