Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit
Misioni
“Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit është organi qëndror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin e burimeve ujore.”
Funksioni
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit është organ ndërministror që kryesohet nga Kryeministri dhe trajton çështjet e administrimit dhe menaxhimit të integruar të burimeve ujore.
Kompetencat
Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, në funksion të zbatimit të kompetencave lidhur me fushën e burimeve ujore:
a) jep autorizime për kryerjen e veprimeve në burime ujore dhe leje për përdorimin e burimeve ujore dhe për shkarkimet kur veprimtaria për të cilën kërkohet leja apo autorizimi kërkon pajisjen me leje ndërtimi për miratimin e së cilës organ kompetent është Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, sipas parashikimeve në legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit;
b) jep autorizime për ndërtimin e strukturave ankoruese dhe portuale, veprat e mbrojtjes bregdetare dhe ishujt artificialë në det;
c) jep miratimin, në parim, për përdorimin e burimeve ujore, pas kërkesës së çdo autoriteti kontraktor, përpara se të nisë një procedurë koncesioni;
ç) shpall zonat vulnerabël në përputhje me parashikimet e nenit 111 të këtij ligji;
d) miraton vlerësimin paraprak të riskut nga përmbytjet;
dh) miraton hartat e riskut nga përmbytjet dhe hartat e rrezikut nga përmbytjet;
e) vendos kufizime për përdorimin e zonave të përmbytura ose të zonave që janë nën efektin e dëmshëm të ujit;
ë) miraton paraprakisht planet e menaxhimit të riskut nga përmbytjet;
f) miraton paraprakisht planet e menaxhimit të baseneve lumore;
g) miraton akte rregullatore të përkohshme për zona të caktuara apo në të gjithë territorin, rregullat dhe kriteret për ndalimin apo lejimin e shfrytëzimit të burimeve ujore, shkarkimeve apo aktiviteteve të tjera, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në burimet ujore.
Vendimi i krijimit
(i shfuqizuar)
Vendim Nr 590, datë 18.10.2017 i krijimit të Këshillit Kombëtar të Ujit
(i shfuqizuar)
(i përditesuar)
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit
Sh.T.Z. Edi Rama
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë
Z. Sofjan Jaupaj
Anëtar
Ministria e Mjedisit
Znj. Evis Sala
Anëtar
Ministria e Shëndetësisë dhe Mirqënies Sociuale
Z. Blendi Gonxhja
Anëtar
Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit
Znj. Adelajda Roka
Agjencia e Zhvillimit të Territorit
Z. Andis Salla
Anëtar
Ministria e Bujqёsisё dhe Zhvillimit Urban
Znj. Delina Ibrahimaj
Anëtar
Ministria e Ekonomise dhe Inovacionit
Z. Petrit Malaj
Anëtar
Ministria e Financave
Z. Enea Karakaçi
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Z. Ermal Nufi
Ministria e Mbrojtjes
Z. Toni Gogu
Anëtar
Ministria e Drejtësisë