Mbahet takimi i parë i nëngrupit tematik “Ujë për Mjedis”

Mbahet takimi i parë i nëngrupit tematik “Ujë për Mjedis”

Në vijim të nismës së re të Qeverisë së Shqipërisë për ngritjen e Grupit për Menaxhimin e Integruar të Politikave në sektorin e ujit dhe nëngrupeve tematike përkatëse, në datën 21.01.2016 u mbajt takimi i parë i nëngrupit tematik “Ujë për Mjedis”. Ky nëngrup koordinohet nga Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit, i cili do të shërbejë edhe si Sekretariati i Grupit për Menaxhimin e Integruar të Politikave në sektorin e Ujit.

Takim u zhvillua në ambjentet e Ministrisë së Mjedisit, si Ministria përgjegjëse për hartimin e politikave në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe cilësisë së ujërave në veçanti. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues të ministrive të linjës, shoqata e Bashkive, institute dhe OJF, të përfshirë në sektorin e ujit në vend.

Në zbatim të kalendarit të punës të miratuar paraprakisht nga Këshilli Kombëtar i Ujit, anëtarët diskutuan për punën e deritanishme dhe disa problematika të hasura. Në vijim, u ra dakord për punën parapërgatitore që do të ndërmerret deri në takimin e ardhshëm. Në takimin e ardhshëm, anëtarët pritet të propozojnë objektivat strategjikë për fushën e mbrojtjes së mjedisit, sëbashku me analizën përkatëse për tu përfshirë në materialin ‘Qasja Politike e sektorit të ujit’. Ky dokument do të jetë baza politike për sektorin e ujit, e shoqëruar nga një program kombëtar sektorial, i cili do të parashikojë masa konkrete të kostuara.

IMG_0520