Takimi i parë i nëngrupit tematik “Ujë për ushqim”

Takimi i parë i nëngrupit tematik “Ujë për ushqim”

Në vijim të vendimit të Këshillit Kombëtar të Ujit “ Për ngritjen, organizimin dhe funksionimin e nëngrupeve tematike në fushën e menaxhimit të integruar të ujit” u mbajt takimi i parë i nëngrupit tematik “Ujë për ushqim”. Ky nëngrup tematik, ashtu sikurse edhe tre nëngrupet e tjera tematike, do të koordinohet nga Sekretariati Teknik i Grupit për Menaxhimin e Integruar të Politikave në fushën e menaxhimit të integruar të ujit.

Takimi u mbajt në ambientet e Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si ministria lider e këtij nëngrupi, më datë 20.01.2016. Në këtë takim morën pjesë edhe përfaqësues të ministrive të linjës, anëtarë të këtij nëngrupi, si dhe përfaqësues nga Departamenti i Programimit të Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj.
Pjesëmarrësit fillimisht u njohën me ndryshimet e ndodhura deri tani në kuadrin ligjor dhe me dokumentet strategjik të cilat janë në proces si dhe me qasjen e re në fushën e menaxhimit të integruar të ujit. Më pas u diskutua mbi kontributin që duhet të japin të gjithë anëtarët e nëngrupit në kuadrin e hartimit të Qasjes së Përgjithshme ndaj Politikave si hapi i parë i Programit Kombëtar Sektorial.

Në përfundim të mbledhjes u ra dakord mbi materialet dhe informacionet të cilat anëtarët dhe përfaqësuesit duhet të kenë dhe që do të shërbejnë për diskutim në mbledhjen e radhës.
Pritet që në takimin e radhës pjesëmarrësit të vijnë me propozimet e tyre mbi objektivat strategjikë të cilat do të përfshihen në dokumentin e Qasjes së Përgjithshme ndaj Politikave për sektorin e ujit.

Disa foto të marra në takim: