Rreth Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore
Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore është krijuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 221 datë 26.4.2018 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore”.
Misioni i Agjencisë është mirëqeverisja e burimeve ujore me qëllim përmbushjen e të gjitha nevojave jetësore, duke mbajtur në vëmendje qëndrueshmërinë e ekosistemeve, duke nxitur konkurrueshmërinë e përdorimeve dhe prioritizimin drejt përfitueshmërisë ekonomike.
Agjencia organizohet dhe funksionon në përputhje dhe në zbatim të ligjit 111/2012, “Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore”, të ndryshuar.
Fiillimisht, funksionet dhe detyrat e AMBU-së janë kryer nga Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit.
Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit është krijuar njëkohësisht me Këshillin Kombëtar të Ujit dhe është organi ekzekutiv i KKU-së që prej vitit 1996. Me vendimin nr. 775 datë 28.10.1996 Këshilli i Ministrave vendosi krijimin e Këshillit Kombëtar të Ujit si organ qëndror vendimarrës për administrimin e rezervave ujore.
Qeveria Shqiptare, pas vitit 2014, zhvilloi një qasje të re lidhur me koordinimin e sektorëve. Kështu me vendimin nr. 230 datë 23.04.2014 “Për përbërjen dhe mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit” ndryshoi struktura dhe organizimi i Sekretariatit.
Vizioni
“Shqipëria, një vend që përdor ujin në mënyrë efikase, me menaxhim të integruar e funksional të burimeve ujore që përfshin edhe një sistem të plotë monitorimi dhe menaxhimi të rreziqeve nga përmbytjet dhe pamjaftueshmëria e burimeve ujore, në përputhje me standardet dhe praktikat më të mira kombëtare dhe evropiane. Një vend që e bazon përdorimin e burimeve ujore në parimin e barazisë dhe qëndrueshmërisë për përfitime të barabarta socio-gjinore-ekonomike, dhe drejtësi mjedisore për brezat e sotëm dhe të ardhshëm“
Misioni
“Misioni i Agjencisë është mirëqeverisja e burimeve ujore me qëllim përmbushjen e të gjitha nevojave jetësore, duke mbajtur në vëmendje qëndrueshmërinë e ekosistemeve, duke nxitur konkurrueshmërinë e përdorimeve dhe prioritizimin drejt përfitueshmërisë ekonomike”
Kompetencat
- Harton dhe zbaton politika, strategji, plane, programe dhe projekte, që synojnë menaxhimin e integruar të burimeve ujore, ruajtjen sasiore dhe cilësore, si dhe konsolidimin e mëtejshëm të tyre;
- Zbaton dispozitat e marrëveshjeve dhe konventave ndërkombëtare për burimet ujore dhe ato ndërkufitare, palë e të cilave është Republika e Shqipërisë;
- Ushtron funksionet e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit;
- Propozon Këshillit Kombëtar të Ujit dhënien me koncesion të burimeve ujore;
- Propozon Këshillit Kombëtar të Ujit dhënien e lejeve dhe autorizimeve për përdorimin e ujit dhe shkarkimeve, kur veprimtaria kryhet jashtë kufirit të një baseni të vetëm;
- Harton inventarin kombëtar të burimeve ujore, si në aspektin sasior, ashtu edhe në atë cilësor;
- Harton dhe ndjek zbatimin e planeve të menaxhimit të baseneve ujore;
- Harton dhe ndjek zbatimin e planeve të menaxhimit për ujërat ndërkufitare;
- Është përgjegjëse për veprimtarinë ekonomike të burimeve ujore;
- Kërkon nga organet dhe institucionet shtetërore, agjencitë dhe entet publike informacion, të dhëna teknike, analiza apo mbështetje tekniko-konsultative që shërbejnë për nevojat e administrimit dhe të menaxhimit të burimeve ujore;
- Nxit pjesëmarrjen e përdoruesve të ujit në drejtimin dhe administrimin e burimeve ujore;
- Nxit studime e kërkime për zhvillimin e të rejave teknike që lidhen me përdorimin, zbulimin, shfrytëzimin, ruajtjen, trajtimin, mbrojtjen, administrimin dhe përdorimin efikas të burimeve ujore;
- Në bashkëpunim me institucionet kërkimore-shkencore, përcakton fushat e kërkimit dhe të studimit për burimet ujore, si dhe fondet përkatëse për to;
- Bashkërendon dhe kontrollon punën e organeve vendore të menaxhimit të burimeve ujore;
- Kundërshton në gjykatë vendimet e Këshillit të Basenit Ujor.
Kuadri ligjor i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve UJore
Ligje
Ligj nr. 111/2012 i ndryshuar – Për menaxhimin e integruar të burimeve ujore – Shkarko
VKM
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 590 datë 18.10.2017 – shkarko
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 221 datë 26/4/2018 – Shkarko
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 550 datë 15/07/2020 – Shkarko
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 993 datë 09/12/2020 – Shkarko
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1014 datë 16/12/2020 – Shkarko
Vendimi i Këshillit të Ministrave nr. 1122 datë 30/12/2020 – Shkarko
Urdhra
Rregullore
Rregullore për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike në agjencinë e menaxhimit të burimeve ujore – shkarko
Rregullore e sjelljes së nëpunësve të agjencisë së menaxhimit të burimeve ujore – shkarko
Rregullore “Për metodat e brendshme të punës dhe sjelljen e personelit të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe zyrave të administrimit të baseneve ujore” – shkarko
Struktura e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore
Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore përbehet nga 4 drejtori
Drejtoria e Menaxhimit Strategjik
Drejtoria e Menaxhimit të Performancës
Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Ujore