Takim ndërinstitucional

Takim ndërinstitucional

Me datë 27.05.2016 në ambientet e Kryeministrisë STKKU në bashkëpunim me Komisionin Kombëtar të Digave të Mëdha organizoni një takim ndërinstitucional me teme “Masat që duhet të  merren për sigurinë e digave, si dhe  projeksioni i kostos financiare për fazën fillestare në lidhje me  evidentimin e gjendjes “

Mbledhjen e hapi Sekretari Kombëtari i Ujit, Hantin Bonati i cili i bëri një përmbledhje të shkurtër  qëllimit të mbledhjes, të inicimit të saj, të rëndësisë që i ka kushtuar Kabineti i Kryeministrit problemit të sigurisë së digave si dhe çfarë pritet nga kjo mbledhje.

Fjalën më pas e mori Ing. Maksim MUCI, Kryetar I Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha ku shpjegoi se cili ishte shkaku që inicioi kërkesën për një mbledhje të rangut sa më të lartë për problemin e sigurisë së digave.

Në vazhdim bëri një paraqitje koncize të problemit të sigurisë së digave në vendin tonë dhe në botë duke sqaruar se:

  • Janë rreth 640 diga nga të cilat 626 për sistemin e ujitjes të cilat qysh pas vitit 1990 nuk kontrollohen dhe mirëmbahen më ne mënyrë periodike.
  • Nga ky numër digash rreth 400 sot janë me problem dhe me defekte te cilat duhet te evidentohen ne terren.
  • Në botë incidentet në diga janë rreth 1%: pra nga rreth 36000 diga 300 anë rezultuar me incidente.
  • Në nivel ndërkombëtar siguria e digave është rritur rreth 4 herë nëpërmjet:
  • Aftësive monitoruese;
  • Ndërgjegjësimit të stafeve dhe të përgjegjësve direkt të digave.
  • Në rast të një organizimi të mirë të masave paralajmëruese etj. ulet deri në 50% dëmet që mund të shkaktohen nga defektet në diga.

Në fushën e digave kemi një legjislacion të mirë dhe mund të riaktivizojmë njerëzit për përmirësimin e gjendjes.

Nisur nga sa më sipër mendojmë se është momenti të hartohet një program kombëtar të cilin ne e kemi përgatitur dhe që  duhet të fillojë me evidentimin e gjendjes.

Si përfundim nga diskutimet dolën edhe një herë problematikat që tashmë njiheshin në vija të përgjithshme.

Në vijim u propozua që nga ky takim të dalim me një program masash me afate, me përgjegjësi të përcaktuara qartë për të strukturuar një zgjidhje.

Ky program duhet të bëhet me dy pjesë:

 

  1. Pjesa e emergjencave dhe
  2. Pjesa afatmesme ose afatgjatë.

 

Programi i mësipërm të jetë i shoqëruar me një plan monitorimi. STKKU dhe Komiteti i Digave ta draftojë këtë program dhe t’ua shpërndajë të gjithë pjesëmarrësve brenda javës që vjen për komente.

 

Disa foto të marra në takim:

 

 

TAKIMI NDERINSTIUCIONAL

 

TAKIMI NDERINSTIUCIONAL_1