Konsultime me pushtetin dhe institucionet vendore të rajonit të zhvillimit Tiranë

Konsultime me pushtetin dhe institucionet vendore të rajonit të zhvillimit Tiranë

Prezantim i draft Programi Kombëtar Sektorial (PKS) i Ujit 2017-2030 dhe Prezantimi i draftit te Planit te Veprimit (PV) 2018-2020.

Në vijim të nismës së Qeverisë Shqiptare për zbatimin e qasjes sektoriale dhe hartimin e programit kombëtar sektorial për menaxhimin e integruar të ujit, si instrumenti kryesor për implementimin e sukseshëm të saj, në datën 29.5.2017 u zhvillua takimi konsultativ me përfaqësues të pushtetit dhe institucioneve vendore për rajonin e Tiranës.

Takimi u zhvillua në ambjentet e Hotel Tirana International nën organizimin dhe drejtimin e Sekretariatit Teknik të këshillit Kombëat të Ujit. Të ftuar ishin përfaqësues të Bashkive, drejtuesit e shoqërive të Ujësjellës – Kanalizimeve, të drejtorive rajonale të mjedisit, të agjencisë së zhvillimit rajonal si edhe të bordit rajonal të kullimit, të gjithë të përfshirë në rajonin Tiranë. Gjithashtu në takim morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave te ndryshme që lidhen me sektorin dhe shoqeria civile.

Gjatë takimit pjesmarrësit u njohën me draft Programi Kombëtar Sektorial për Menaxhimin e Integruar të Ujit 2017-2030, të hartuar nga kontributi i anëtareve të nëngrupeve tematike për sektorin e ujit:

  • Ujë për mjedis;
  • Ujë për bujqësi;
  • Ujë për njerëz;
  • Ujë për industri.

Tematikat e diskutuara në takim, sipas agjendës respektive, ishin:

  • Metodologjia e hartimit të draft programit;
  • Procesi i konsultimit të draft programit me të gjitha grupet e interesit të përfshira në sektorin e ujit;
  • Problemet më kryesore në sektorin e ujit;
  • Qasja e re për sektorin e ujit dhe mekanizmi institucional për zbatimin e saj;
  • Objektivat për sektorin e ujit 2017-2030;
  • Burimet financiare në dispozicion për arritjen e objektivave dhe hendeku financiar;
  • Plani i veprimit 2018-2020 për zbatimin e draft programit.

Diskutimet nga pjesmarrësit e u fokusuan në çështje të ndryshme si çështja e ndryshimeve klimatike, monitorimi i burimeve ujore cilësi dhe sasi, perspektivat e së ardhmes për shfrytëzimin e burimeve ujore dhe respektimi i kushteve mjedisore njëkohësisht. Një nga shqetësimet më kryesore të ngritura ishte shfrytëzimi i burimeve ujore për prodhimin energjie dhe impakti i tyre në mjedisin ujor.

Në fund të takimit, të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të pushtetit vendor të lidhura me sektorin e ujit u ftuan të japin kontributin/sugjerimet e tyre mbi draft planin e veprimit 2018-2020 për zbatimin e programit kombëtar sektorial të ujit; matricat e prioritizimit të projekteve për objektivat e sektorit në të ardhmen; identifikimi i masave me karakter qeverisës apo infrastrukturor respektivisht nga secila njësi e qeverisjes vendore brenda rajonit Tiranë, për tu përfshirë në PKS dhe PV 2018-2020.

 

Tirane 1

Tirane 2

Tirane 3