Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) ka krijuar informacionin gjeohapsinor për lejet e dhëna nga Këshilli Kombëtar i Ujit dhe këshillat e baseneve ujore për përdorimet e burimeve ujore.
Datasetet e krijuara janë publikuar në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG në bashkëpunim me Autoritetin Shtetëror për Informacionin Gjeohapsinor (ASIG).
Informacioni gjeohapsinor përfshin 9 shtresa (dataseste) për:
- Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Hidroenergji;
- Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Akuakulturë;
- Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Tregtim me Shishe;
- Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Industri dhe Teknologji;
- Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Kurativ – Termal;
- Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Ujitje;
- Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Përdorime të Tjera;
- Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Veprimtari në Brigje;
- Lejet e dhëna për shfrytëzimin e materialeve inerte.
Shtresat e lejeve mund t’i aksesoni në Gjeoportalin Kombëtar të ASIG nëpërmjet link-ut: https://geoportal.asig.gov.al/map/?auto=true ose duke bërë aktiv secilin dataset në menunë kryesore të Gjeoportalit në shtresën Hidrografia – AMBU.
Ju mund të bëni aktiv secilën shtresë si dhe të vendosni dhe aktivizoni basemap të ndryshme.
Gjithashtu nëpërmjet butonit “info” ju mund të merrni informacion nga tabela e atributeve të secilës shtresë. Gjithashtu mund të thërrisni shërbimet WMS dhe WMTS për këto shtresa.
Nëse keni nevojë për më shumë informacion për të dhënat e publikuara në gjeoportalin e ASIG apo nevojë për asistencë teknike na kontaktoni nëpërmjet email: info@ambu.gov.al.