Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë

Hapet thirrja për punësimin e studentëve ekselentë

Departamenti i Administratës Publike në bashkëpunim me Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin njofton hapjen e thirrjes për punësimin e ekselentëve në administratën shtetërore.

AMBU duke qenë pjesë e institucioneve që përmbajnë pozicione vakante, fton të rinjtë dhe të gjithë të interesuarit të cilët kanë përfunduar studimet e larta në Inxhinieri Hidroteknike, Inxhinieri Mjedisi, Inxhinieri Ndërtimi, Shkenca Mjedisore, Shkenca Natyrore, Shkenca Ekonomike, Gjeoinformatikë, Bachelor dhe/ose Master profesional, me mesatare 9.00-10.00, nga viti 2021 e në vijim të aplikojnë në thirrjen e radhës.

Afati i aplikimi është deri më datë 12.12.2024 si dhe për më shumë informacion mbi thirrjen mund të gjeni në linkun : https://www.dap.gov.al/dap/evente/751-hapet-thirrja-per-punesimin-e-studenteve-ekselente.