Publikimi i hartës digjitale të lejeve

Publikimi i hartës digjitale të lejeve

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) ka ndërtuar Hartën digjitale për lejet e dhëna nga KKU dhe KBU për përdorimet e burimeve ujore. Kjo hartë është ndërtuar në gjuhën e programimit Python dhe përmban 9 shtresa (dataseste) për:

  1. Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Hidroenergji;
  2. Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Akuakulture;
  3. Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Tregëtim me Shishe;
  4. Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Industri dhe Teknologji;
  5. Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Kurativ – Termal;
  6. Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Ujitje;
  7. Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Përdorime të Tjera;
  8. Lejet e dhëna për përdorimin e burimit ujor për Veprimtari në Brigje;
  9. Lejet e dhëna për shfrytëzimin e materialeve inerte.

Webhartën mund ta aksesoni në faqen zyrtare të AMBU në menun – Publikime – Harta Digjitale e lejeve.

Ju mund të bëni aktiv secilën shtresë si dhe të vendosni dhe aktivizoni basemap të ndryshme.

Nëse keni nevojë për më shumë informacion për të dhënat e publikuara në webhartë apo nevojë për asistencë teknike na kontaktoni nëpërmjet email: info@ambu.gov.al

Kliko këtu për aksesimin e webhartës.