Në datën 11.12.2017, në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, ku u zhvillua takimi i radhës me ekspertët e kompanive Mott MacDonald dhe IPF Consortium lidhur me diskutimin e projektraportit përfundimtar të “Strategjisë Rajonale për zhvillimin e qëndrueshëm hidroenergjetik në Ballkanin Perëndimor”. Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të fondeve IPA.
Objektivi i strategjisë është sigurimi i balancës ndërmjet zhvillimit rajonal hidroenergjitik me qëllim arritjen e objektivave për zhvillimin e energjisë së rinovueshme, reduktimin e shkarkimit të gazrave dhe nevojës për të minimizuar ndikimin në mjedis duke ruajtur pasuritë natyrore dhe faunën e rajonit, sidomos në zonat e mbrojtura.
Objekt i këtij studimi janë vetëm HEC-et mbi 10 MW, pasi ekspertët kanë arritur në përfundimin se HEC-et më të vegjël nuk kanë ndikim në prodhimin e përgjithshëm energjetik dhe ndikimi i tyre në mjedis është i madh.
Nga Shqipëria morën pjesë përfaqësues të Kryeministrisë, Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit, Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.