Takimi mbi projekt vendimin për puset pa leje / autorizime

Takimi mbi projekt vendimin për puset pa leje / autorizime

Në takim morën pjesë, të ftuar, përfaqësues nga institucione të ndryshme të lidhura me këtë çështje si Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës, Shërbimi Gjeologjik Shqiptar, Instituti i Shëndetit Publik dhe Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve.

Në fillim të takimit u bë një prezantim i situatës aktuale mbi shfrytëzimin e ujërave nëntokësore, me puse pa leje / autorizim. Gjithashtu, u bë një prezantim i shkurtër i përmbajtjes së projekt VKM-së të hartuar. Problemet kryesore të trajtuara në të, qëllimi i këtij akti nënligjor, çfarë fazash do ketë procesi i formalizimit të puseve pa leje / autorizim, përjashtimet dhe afatet kohore respective nga vetëdeklarimi deri në marrjen vendimit për leje / autorizim.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tematike të ndryshme të lidhura me këtë projekt VKM, si:

  • Mënyra e refuzimit të lejeve / autorizimeve;
  • Afatet kohore për secilën fazë:
  • Realizimi i procesit të konstatimeve në terren, pajisjet e nevojshme, etj:
  • Monitorimi i cilësisë së ujit që shfrytëzohet me puse;
  • Realizimi i analizave në laboratorë për cilësinë e ujërave nëntokësore;
  • Zonat higjeno-sanitare, identifikimi i tyre dhe vendimmarrja mbi bazën e tyre;
  • Të dhënat që janë subjekt verifikimi në terren nga grupet përkatëse për mbajtjen e akt konstatimeve;

Kapacitetet e institucioneve të përfshira për të përballuar fluksin e punës në të gjitha basenet ujore, për të gjithë procesin e formalizimit nga vetëdeklarimi deri në vendimin për marrjen e lejes / autorizimit.