Takimi i dyte kombëtar mbi ecurinë dhe vazhdimësinë e projektit BRIGAID

Takimi i dyte kombëtar mbi ecurinë dhe vazhdimësinë e projektit BRIGAID

Me datën 5/6/2018 u mbajt, Takimi i Dyte Kombëtar mbi ecurinë dhe vazhdimësinë e projektit BRIGAID (Bridging the Gap for Innovations in Disaster Resilience),  pjesë e programit Horizon 2020” të Komisionit Evropian, me partner lider Universitetin Teknik te DELFT.

BRIGAID është një projekt 4-vjcar pjesë e programit të BE-së “ HORIZON 2020”, ku synon në mënyrë efikase te ngushtoj hendekun ndërmjet nevojtarëve dhe përdoruesve fundore në funksion të rikuperimit nga përmbytje, thatësira dhe kushtet ekstreme të motit.

Si qasje të saj BRIGAID hap rrugën për hedhjen në treg të inovacioneve përmes vlerësimit dhe përmirësimit te: gatishmërisë teknike, sociale dhe të tregut. Duke përmirësuar këto faktorë njëkohësisht lehtëson rrugën e zhvillimit.

BRIGAID, me fokus kërkimin dhe inovacionet në Shqipëri është evidentuar si projekt me zgjidhje alternative për kapërcimin e problematikave të katastrofave natyrore: përmbytje, thatësirat dhe moti ekstrem. Tematikat e BRIGAID lidhen ngushtësisht me Mjedisin dhe ky takim kishte në qendër natyrën dhe atë çfarë ajo afron përkundrejt inovacioneve dhe mbështetjes së tyre me përballimin e fatkeqësive.

Në muajin prill te vitit 2017 u organizua takimi i Pare Kombëtare për krijimin e rrjetit të bashkëpunëtorëve të projektit BRIGAID. Ky takim tërhoqi vëmendjen dhe identifikoi aktoret potencial, të cilët janë tashme pjese e projektit.

Ndërsa përsa i përket takimit të Dyte Kombëtar në fokus të saj kishte prezantimin e arritjeve, propozimeve dhe përgatitjen për thirrjen e ardhshme të projektit.

Pjesëmarrës në këtë takime kanë qenë nga institucionet qendrore, përfaqësues nga ana Akademike (UPT) nga bizneset dhe shoqëria civile.

 

Fjala përshëndetëse e Sekretarit Kombëtarë të Ujit – kliko për shkarkim