Programi për Përmirësimin e Sistemit Kombëtar të Paralajmërimit të Hershëm dhe Parandalimit të Përmbytjeve në Shqipëri – PRO NEWS, prezantoi në datat 11-12 Prill, Raportin e Vlerësimit Paraprak të Riskut nga përmbytjet dhe identifikimin e Zonave Potencialisht në Risk. Ky projekt do të ndihmojë në hartimin e Planeve të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet.
Ditën e parë takimi u zhvillua në Vlorë, me pjesëmarrjen e Këshillave të Baseneve Ujore Shkumbin, Seman dhe Vjosë. Në takim ishin të pranishëm Prefekti i Qarkut Vlorë Z. Mamaj, Prefekti i Qarkut Fierit Z.Bala, Prefekti i Qarkut Berat Z. Dafa, si dhe Prefekti i Qarkut Gjirokastër Z.Aliaj.
Ditën e dytë takimi u zhvillua në Tiranë, me pjesëmarrjen e Këshillave të Baseneve Ujore Mat dhe Ishëm-Erzen, ku mori pjesë Prefekti i Qarkut Lezhë Z. Prendi, si dhe përfaqësues të Prefekturës së Qarkut Tiranë.
Aktiviteti u organizua nën kujdesin e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore
Foto rreth takimit


