Aktiviteti në kadër te Javës së BE-së në Shqipëri

Aktiviteti në kadër te Javës së BE-së në Shqipëri

Në kuadër të javës së BE-së në Shqipëri, ditën e premte, datë 10.5.2019, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore mori pjesë në aktivitetin e organizuar në pedonalen “Murat Toptani” nën stendën “BE për Ujin”, së bashku me stendat e 30 vendeve anëtare dhe projekteve të financuar nga BE-ja.

E premtja ishte nje ditë plot me debate, prezantime dhe aktivitete kulturore të të gjitha llojeve. AMBU si përfitues i projektit EUSIWM në bashkëpunim me Agjencinë Austriake për Zhvillim prezantuan një broshurë me hartën e Shqipërise sipas kufijve hidrografikë të baseneve ujore dhe informacion për lumenjtë e Shqipërisë. U zhvilluan diskutime me të rinj të interesuar për menaxhimin e burimeve ujore dhe vizatime e skica nga nxënës të shkollave të kryeqytetit.

Me Strategjinë e tij të re të Rinisë 2019, Bashkimi Evropian ka ndërmarre një nisme masive për të arritur tek të rinjtë në të gjithë Evropën. Rëndësia që lumenjtë kanë në jetën tonë të përditshme si dhe vlera e ekosistemeve ujore iu prezantuan te rinjve. Në këtë kuadër mbrojtja dhe ruajtja e burimeve ujore nga të rinjtë merr një fokus të veçante, si nxitës të të gjitha zhvillimeve pozitive të shoqërisë.

Kjo iniciative nuk erdhi thjesht si program i Brukselit, por edhe për faktin se të rinjtë nën 30 vjeç në Shqipëri përbejnë rreth 40% të popullsisë. Ata janë e ardhmja e këtij vendi dhe janë qytetarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian.

60357929_10219471678001352_1832558181792874496_n

60061352_10219471768483614_7946469566740168704_n

59972996_10219471675881299_5673073536504168448_n

59969328_10219471767683594_1466206289011933184_n