Mbi vizitën në Laos dhe Kamboxhia në kuadër të aktivitetit “Lidhja midis Basenit të lumit Drin dhe komisionit të lumit Mekong”

Mbi vizitën në Laos dhe Kamboxhia në kuadër të aktivitetit “Lidhja midis Basenit të lumit Drin dhe komisionit të lumit Mekong”

Në datën 10-13 shtator 2019, u zhvilluan takime të ndryshme midis përfaqësuesve nga vendet anëtare të Basenit të lumit Drin dhe Komisionit të lumit Mekong në Laos dhe Kamboxhia.

Lumi Mekong bën pjesë në një nga ekosistemet me interesante, duke qenë një nga lumenjtë më të mëdhenj në botë, me një gjatësi prej rreth 4909 km, i cili rrjedh përmes 6 vendeve: Kina, Mianmar, Tajlandë, Laos, Kamboxhia dhe Vietnam.

Vizita kishte në qendër ndarjen e eksperiencës së Komisionit të Lumit Mekong, si pjesë e një historie suksesi në bashkëpunimin ndërkufitar. Në fokus ishte menaxhimi ndërkufitar i burimeve ujore, krysisht mbi shpërndarjen e të dhënave, përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, reduktimin e përmbytjeve, etj

 

Nga Shqipëria mori pjesë në këtë vizitë, Agjencia me Menaxhimit të Burimeve Ujore, me përfaqësues znj. Gerta Lubonja, Z. Arduen Karagjozi dhe Znj. Rovena Metoja.

Ditën e parë, datë 10 shtator u zhvillua takimi në zyrat qendrore të Komisionit të Lumit Mekong, në Vinetian, Laos, ku u bënë prezantime dhe pati diskutime të ndryshme nga të dyja palët, lidhur me historikun, zhvillimet, objektivat dhe sfidat në menaxhimin e baseneve respektive.

 

Në datën 11 shtator, delegacioni i Basenit të lumit Drin u prit në Ministrinë e Punëve Publike dhe Transportit të Laosit, ku ndër të tjera u diskutua mbi çështjet që lidhen me menaxhimin e infrastukturës së ujësjellës-kanalizimeve.

Më pas, dita vazhdoi me takimin në Qendrën Rajonale të Menaxhimit dhe Zbutjes së përmbytjeve, ku u panë në vend nivelet e arritura të lumit nga reshjet e fundit.

 

Në datën 13 shtator, takimet vijuan në Phnom Penh, Kamboxhia, në Qendrën Rajonale të Përmbytjes dhe Thatësirës së Lumit Mekong, ku u pa nga afër puna e përditshme e kësaj qendre, në lidhje me parashikimin e menaxhimin e përmbytjeve dhe thatësirave në rajon.

Vizita përfundoi me takimin e fundit në portin e Phnom Penhit, ku u diskutua mbi aktivitetet portuale dhe transportin lumor të Mekongut.

 

image2

image3

image4

image5

image6