Me mbështetjen e UNDP-së, me datë 11-12 Tetor 2019, u zhvillua një trajnim i përbashkët i stafit të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore dhe Zyrave të Administrimit të Baseneve Ujore (Vjosë, Seman, Ishëm-Erzen-Mat, Drin-Bunë) për përgatitjen e VKM “Për përcaktimin e zonave, distancave dhe gjerësive të brigjeve të burimeve ujore”. Ky trajnim u zhvillua në bregdetin e Basenit të Vjosës dhe u fokusua kryesisht në përcaktimin e zonave, distancave dhe gjerësive në brigjet detare.
U diskutua rreth rezultateve të deritanishme në punën e ZABU-ve, problematikave në lejet e përdorimit të burimeve ujore dhe sfidave që na presin në të ardhmen.
Në ditën e parë te aktivitetit mori pjesë Prefekti i Qarkut Vlorë, z. Flamur Mamaj, i cili ka një vëmendje të veçantë për menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve ujore.
Aktiviteti vazhdoi në pjesën e dytë të ditës me punën në grupe sipas ndarjes në basenet përkatëse, për të verifikuar distancat në brigjet bregdetare nëpërmjet modelimit të krijuar me situatën faktike në terren. Dita e dytë vazhdoi me prezantimet e përgatitura nga secila zyrë në lidhje me detyrat e realizuara dhe pritshmëritë për vitin 2019.






