Tryeza e Tretë Rajonale e Nexus-it në Shqipëri

Tryeza e Tretë Rajonale e Nexus-it në Shqipëri

Tryeza e Tretë Rajonale e Nexus-it erdhi në vazhdën takimeve të mëparshme, të mbajtura në Beograd në 2017 dhe në Shkup në vitin 2018. Qëllimi i përgjithshëm i këtyre tryezave të rrumbullakëta është të ndihmojnë në arritjen e objektivave të Dimensionit “Mjedisi” të Strategjisë SEE2020, i lidhur me qasjen Nexus, duke lehtësuar proceset e Dialogut në rajonin e Evropës Juglindore për përfshirjen e Ujit-Energjisë-Ushqimit-Ekosistemeve, në planifikimin kombëtar dhe ndërkufitar në administrimin e burimeve ujore.

Kjo tryezë e rrumbullakët u përqëndrua kryesisht në rritjen e kapaciteteve, mbështetjes me qëllim identifikimin dhe prioritizimin e zgjidhjeve që bazohen në qasjen Nexus dhe diskutimin e hapave të mëtejshëm në nivel rajonal.

Duke njohur rëndësinë e qasjes Nexus, si një kornizë për të bashkërenduar nevoja të ndryshme të burimeve natyrore dhe rritjen e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel rajonal, AMBU është e angazhuar për forcimin e bashkëpunimit në menaxhimin e mjedisit të përbashkët, veçanërisht me vendet fqinje, me të cilet ndajmë basenet ndërkufitare.

U prezantuan nisma kombëtare për prioritizimin dhe financimin e zgjidhjeve dhe investimeve që lidhen me Nexus, përmes strategjive ndër-sektoriale, strategjive dhe përparësive rajonale dhe sektoriale të donatorëve dhe financimi nga institucionet aktive në rajon, si dhe instrumentet e financimit në dispozicion të skemave të zhvillimit.

Gjithashtu, u diskutua aspekti gjinor dhe komunitetet e margjinalizuara në avancimin e Nexus, sfidat kryesore rreth sigurimit të një aksesi të drejtë të shërbimeve, si dhe mundësi për rritjen e fuqizimit të grave dhe kohezionin nën një qasje të integruar e të qëndrueshme në menaxhimin e burimeve natyrore.

 

2

3