Më datë 14 Nëntor 2019 u zhvillua tavolina e rrumbullakët me pjesëmarrjen e aktorëve kyç në fushën e menaxhimit të burimeve ujore për të diskutuar rreth “Çështjeve sinjifikante në menaxhimin e ujërave”. Ky i fundit, është një dokument tepër i rëndësiahëm sa i takon përgatitjes së planit të menaxhimit të basenit ujor Ishëm-Erzen, i cili është duke u hartuar në kuadrin e projektit EUSIWM dhe AMBU. Qëllimi i një dokumenti të tillë është arritja e dakordësisë nga palët e ndryshme të interesit, rreth problematikave më me rëndësi dhe atyre më emergjente të cilat do të adresohen në vijim gjatë përgatitjes së PMBU Ishëm-Erzen.
Tavolinë e rrumbullakët mbi hartimin e planit të menaxhimit të basenit ujor Ishëm-Erzen