Në kuadër të projektit EUSIWM ‘’Mbështetja e BE-së në Menaxhimin e Integruar të Ujit’’, në vjeshtën e vitit 2019 ka nisur procesi i përgatitjes së Planeve të Menaxhimit për Basenet Ujore Ishëm dhe Erzen. Ky projekt bashkë-financohet nga BE dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, në mbështetje të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujre (AMBU) dhe Zyrave të Administrimit të Baseneve Ujore (ZABU), për forcimin e menaxhimit të burimeve ujore, në përputhje me standartet dhe kërkesat e legjislacionit Europian.
Një nga komponentët e tij është përgatitja e planeve të menaxhimit të baseneve ujorë, në rastin konkret për lumenjtë Ishëm dhe Erzen. Menaxhimi dhe planifikimi i burimeve ujore në nivel baseni ujor merr në konsideratë përfshirjen e publikut të gjerë dhe konsultimin në të gjitha fazat e përgatitjes së një plani menaxhimi.
Gjithashtu, konsultimi me të gjithë aktorët e publikun e gjerë është një nga themelet e Konventës Aarhus, në të cilën Republika e Shqipërisë aderon që nga viti 2001.
Hapi i parë i përgatitjes së një plani menaxhimi është hartimi dhe konsultimi i Deklaratës së çështjeve të rëndësishme të menaxhimit të ujit, konkretisht për lumenjtë Ishëm dhe Erzen.
Ekspertët e projektit EUSIWM, në bashkëpunim me stafin e AMBU-së, kanë hartuar këtë Deklaratë, e cila paraqet disa nga problematikat kryesore të identifikuara në këto basene ujor. Të gjitha këto problematika janë subjekt diskutimi / plotësimi / përmirësimi nga të gjitha grupet e interesit.
AMBU do të mirëpresë të gjitha komentet apo sugjerimet për plotësime.
Pas përfundimit të kësaj faze konsultimi, në bazë të problematikave të paraqituara dhe trajtuara në këtë Deklaratë, ekspertët e projektit do të hartojnë Programin e Masave për arritjen e objektivave mjedisor respektiv, të përcaktuara për Ishmin dhe Erzenin, si pjesë e planeve respektive të menaxhimit të burimeve ujore.
Dokumenti për konsultimin paraprak me Agjencitë qeveritare dhe ekspertët teknik. Shkarko këtu
Për secilën problematikë është përgatitur një Format për dhënien e komenteve, të cilin mund ta shkarkoni këtu
Komentet, sugjerimet apo plotësimet tuaja, sipas formateve të vëna në dispozicion, mund t’i përcillni në këtë adresë: Ermela.Kraja@ambu.gov.al