Në zbatim të pikës 2, të kreut II, të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 221, datë 26.04.2018, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore”, si dhe Udhëzuesit “Për administratën/punët në zyrë dhe terren (COVID -19)“, të Institutit të Shëndetit Publik nr.496/11 prot., datë 29.04.2020,
VENDOS:
- Miratimin e protokollit për punët ne zyrë dhe terren për parandalimin e përhapjes se infeksionit nga Covid-19 si me poshtë:
- Te sigurohen ne mënyre të vazhdueshme elementet e higjienës, duke përfshire: sapunin e duarve, dezinfektant me bazë alkooli (te paktën 60% alkool), letër të pastrimit të duarve ose peshqir me një përdorim për pastrimin e sipërfaqeve, si dhe koshat e mbyllur për hedhjen e mbeturinave.
- Drejtoret e AMBU-se dhe ZABU-ve te organizojnë punën e stafit ne mënyre që të lejohet një kombinim i punës nga shtëpia, (orari mund te jete i ndryshëm nga orari i zakonshëm i punes) duke mundësuar rritjen e distancës fizike nga një punonjës tek tjetri.
- Drejtoret e AMBU-se dhe ZABU-se te organizojnë punën ne ambientet e institucionit duke siguruar distance prej 2m per stafin prezent ne zyre.
- Te aplikohet larja e duarve dhe/ose përdorimi i dezinfektanteve kur ato janë te ndotura ose pas heqjes se maskës dhe dorezave (mbështetur ne Udhëzuesin e MSHMS mbi hapat dhe mënyrën e larjes se duarve).
Për të shkarkuar Vendimin kliko këtu