Në zbatim të VKM-së nr.745, datë 19.12.2018, “Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për marrëdhëniet e ndërsjellta në menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare” dhe VKM-së nr.113, datë 6.3.2019, “Për emërimin e anëtarëve që përfaqësojnë palën shqiptare në Komisionin Shqiptaro-Malazez për Menaxhimin e Ujërave me Interes të Përbashkët”, në datën 15.04.2021, online, u zhvillua mbledhja e dytë e Komisionit Shqiptaro-Malazez për Menaxhimin e Ujërave me Interes të Përbashkët.
Gjatë takimit u diskutuan çështjet sipas agjendës së dakordësuar më parë dhe që lidhen me menaxhimin e ujërave ndërkufitare me interes të përbashkët.
Në kuadër të marrëdhënieve të mira të fqinjësisë dhe në zbatim të marrëveshjes kuadër u shpreh angazhimi i përbashkët për zgjidhjen e të gjitha çështjeve që lidhen me ujërat ndërkufitare dhe për arritjen e rezultateve të përbashkëta. Vazhdimi i komunikimit dhe shkëmbimit të informacionit të ndërsjelltë si dhe aplikimi për projekte të përbashkëta për promovimin e turizimit dhe burimeve ujore ishin pika të cilat u trajtuan në takim dhe për të cilat palët ndanë qëndrim të njëjtë.
Kliko këtu për te hapur Raportin