Intervistë e Drejtorit të Përgjithshëm të AMBU me revistën Trailblazing Magazine

Intervistë e Drejtorit të Përgjithshëm të AMBU me revistën Trailblazing Magazine

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore Znj. Gerta Lubonja ka dhënë një intervistë ekskluzive me revisten Trailblazing Magazine. Trailblazing Magazine është një revistë dy mujore unike në gjuhën angleze, që ndërthur turizmin, mikpritjen, biznesin, teknologjinë, inovacionin, diplomacinë, artin dhe kulturën. Revista shtjellon projekte të ndryshme nëpërmjet zërave më atraktivë nga këto fusha, duke ndjekur tendencat lokale dhe globale.

Znj. Lubonja ndër të tjera në intervistë u shpreh mbi rolin thelbësor që AMBU ka si institucioni kryesor përgjegjës për hartimin e politikave për menaxhimin e integruar të burimeve ujore, për garantimin e një administrimi të mirë të burimeve ujore në vend si dhe potencialin për të ruajtur gjendjen sasiore dhe cilësore të ujit duke kontribuar kështu drejt zhvillimit të qëndrueshëm.

Si një ekonomi në tranzicion, Shqipëria po përballet me një trajektore të shpejtë zhvillimi. Urbanizimi i shpejtë, zhvillimi ekonomik dhe i infrastrukturës, veçanërisht infrastruktura e turizmit masiv në zonat bregdetare kërcënojnë gjithnjë e më shumë cilësinë dhe sasinë e burimeve ujore në dispozicion, duke ndikuar në shëndetin ekologjik të trupave ujorë dhe mjedisin.

Me gjithë vështirësitë dhe sfidat në këtë sektor nëpërmjet mbështetjes së donatorëve dhe veçanërisht Agjencisë Austriake për Zhvillim, Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bashkuar me familjen evropiane.

Për të lexuar intervistën e plotë mund të klikoni link.