Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, si autoriteti përgjegjës për hartimin dhe zbatimin e Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor, me mbështetjen e projektit EUSIWM (Mbështetja e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Integruar të Ujit), ka hartuar Planin e Menaxhimit të Basenit Ujor për Basenin e Lumit Ishëm.
Kemi kënaqësinë t’iu bëjmë me dije se tashmë është publikuar Drafti Final i Planit të Menaxhimit të Basenit Ujor për basenin e lumit Ishëm, duke filluar edhe me Fazën e Dytë të Konsultimit Publik.
Ky konsultim dhe administrim i përgjigjeve të konsultimit do të kryhet nga AMBU, në cilësinë e autoritetit kompetent për hartimin, në përputhje me Ligjin e Republikës së Shqipërisë për Konsultim Publik, përkatësisht Neni 15 dhe Neni 17.
Ju ftojmë të njiheni me draft-in final të PMBU Ishëm dhe të jepni sugjerimet, komentet dhe propozimet tuaja në lidhje me dokumentin.
Kontaktoni direkt:
Ermela Kraja, Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Menaxhmit të Burimeve Ujore, AMBU