Më datë 09.06.2022 AMBU, nën drejtimin e SASPAC, zhvilloi takimin konsultues të Draft Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2021-2030, me fokus në sektorin e Menaxhimit të Integruar të Burimeve Ujore.
Në këtë takim AMBU prezantoi gjendjen aktuale, arritjet, sfidat dhe vizionin për të ardhmen e sektorit të ujit.
Kontributi i AMBU-së në përgatitjen e SKZHI 2021 – 2030 fokusohet në vizionin e Qeverisë Shqiptare për arritjen objektivave kryesore të sektorit deri në vitin 2030, nëpërmjet zbatimit të masave të propozuara, gjë e cila do të ndihmojë edhe në arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm, objektivave që lindin nga detyrimet e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, si edhe në plotësimin më të shpejtë të rekomandimeve të BE-së, në kuadrin e integrimit.
Në takim ishin ftuar insitucionet e përgjegjëse në fushën e ujit, OJQ dhe donatorët.
Takimi u pasua me diskutime dhe komente të frytshme nga pjesëmarrësit në lidhje me politikat dhe masat e propozuara nga AMBU.