Sondazhi i AMBU për Burimet Ujore

E/I nderuar Qytetar/e!

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) ka nisur një anketim kombëtar për të analizuar opinionin publik se cili institucion i menaxhon burimet ujore në Shqipëri. Anketimi do të kryhet nga AMBU me ndihmën e Projektit ICB-COWI të financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim ( Sida ).

Ju lutem klikoni këtu për të plotësuar pyetësorin: https://forms.gle/rfhwQjfyLP2Bifre7

Dërgimi i sondazhit të plotësuar do të na ndihmojë të përgatisim informacione mbi përdorimin aktual dhe mbrojtjen e burimeve ujore për sot dhe do të ndihmojë në garantimin e sasisë dhe cilësisë së ujit për brezat e ardhshëm.

AMBU do të përpunojë këto të dhëna të rëndësishme dhe rezultatet e tyre do të përdoren si informacion bazë në komunikimin e mëtejshëm  me qytetarët e Shqipërisë. Nëse mund të lindin pyetje shtesë, AMBU ka një staf të dedikuar të saj për të ndihmuar në rast sqarimesh të mëtejshme. (info@ambu.gov.al)

Sondazhi ka 25 pyetje dhe duhen afërsisht 3′ për ta plotësuar atë. Ne ju sigurojmë se përgjigjet e mbledhura nga sondazhi do të përdoren vetëm për këtë qëllim monitorimi. AMBU ka si synim të kontaktojë sa më shumë qytetarë që jetojnë në zonat bregdetare dhe turistike, studentët, njerëzit në biznes, organizatat e grave, qytetarët në zonat rurale ose urbane, gratë ose burrat, të rinjtë apo të moshuarit, në mënyrë që të sigurohet një opinion i plotë i të gjithë shoqërisë.

Në Maj të vitit 2024, do të arrijmë tek të njëjtët qytetarë dhe do të pyesim sërish me një anketë të dytë të opinionit publik, cili është perceptimi i tyre për menaxhimin e burimeve ujore në Shqipëri? A janë ata tanimë gati për të përshpejtuar ndryshimet, apo janë inkurajuar mjaftueshem të ndërmarrin veprime për të ndryshuar mënyrën se si ne i përdorim dhe menaxhojmë burimet ujore, si i vetmi burim për të cilin nuk kemi alternativë tjetër?

Ne jemi mirënjohës dhe dëshirojmë të falënderojmë me gjithë zemër të gjithë të anketuarit që do të plotësojnë këtë sondazh të rëndësishëm kombëtar.

Faleminderit!

Gerta Lubonja,

Drejtor, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU)