Trajnimi 6 -7 mars 2017 me ekspertët holandez

Trajnimi 6 -7 mars 2017 me ekspertët holandez

Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Hollandës, në Tiranë dhe në kujdesin e veçantë të Ambasadores Znj. Dewi van de Weerd organizuan në datat 6 – 7 Mars 2017 trajnime për rritjen e kapacitetit të punonjësve të sektorit të ujit.

 

Më 6 Mars 2017 u organizua trajnimi me temë “Kuadri ligjor Evropian në lidhje me Menaxhimin e Integruar të Burimeve Ujore”, pranë mjediseve të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Uji, në lidhje me kornizën institucionale dhe ligjore të ujit në Shqipëri dhe për transpozimin e acquis communautaires për ujin në kontekstin Evropian.

 

Prezantues ishin dy ekspertë holandez si:

  • Guy Alaerts, Profesor nga UNESCO-IHE;
  • Bart Teeuwen, Jurist i Kompanisë konsulente Teeuwen Consult.

Temat që u prezantuan ishin:

  • Menaxhimi i baseneve ujore / River Basin Management;
  • Organizimi i basenit ujor, Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore, Korniza Ligjore; Licencimi / River Basin Organizations, Integrated Water Resources Management, Legal Frameëork, Licensing;
  • Zbatimi, Korniza institucionale, Legjislacioni Evropian, Direktiva Kuadër e ujit dhe Direktiva mbi Përmbytjet / Enforcement, Institutional Framework, European Legislation, Framework Directive and the Flood Directive.

 

(Foto)

1

2017-03-06-PHOTO-00000022

 

Më 7 Mars 2017 u organizua trajnimi pranë Shkollës Shqiptare të Administratës Publike, i ndarë në dy pjesë:

Prezantimi i parë trajtonte temën  “Enti rregullator i ujit ne Delfland dhe një shembull praktik te menaxhimit te aseteve te Shoqërisë se furnizimit me ujë Dunea-Hollande”.

 

Prezantimet u kryen nga ekspertët holandez:

  • Rob Ammerlaan, Delfland Regional Water Authority;
  • Wytze Boonsma, Dunea Drinking Water;
  • Jan Plugge, Dunea Drinking Ëater.

Temat që u prezantuan ishin:

  • Menaxhimi i aseteve dhe aktorët që lidhen me to / Asset Management and Stakeholder
  • Menaxhimi i Mjedisit / Environment Management.

Fokusi kryesor ne këtë trajnim ishte transferimi i njohurive mbi menaxhimin konkret të aseteve të shoqërisë Dunea ne Hollande tek Shoqëria UK Tiranë.

 

(Foto)

2017-03-07-PHOTO-00000015

IMG_4213

 

Prezantimi i dytë trajtonte temën  “Programimi dhe menaxhimi i Riskut në kuadër të zbatimit të NSP / Program Management and Risk Management as relevant for the implementation of the NSP”.

Qëllimi i trajnimit ishtë krijimi i një bazë të shëndoshë të njohurive drejt krijimit te një bërthamë profesionistësh neper ministri dhe institucione te tjera qendrore mbi menaxhimin e riskut si dhe ti shërbejë për te njëjtin qellim dokumentit me te fundit te aprovuar ne parim nga KKU-ja ne lidhje me NSP për ujin.

 

Prezantuesi i këtij sesioni ishte një ndër inxhinieret më të spikatur holandez Z. Luitzen Bielsman.

 

Temat që u prezantuan ishin:

  • Project and Program Management;
  • Scope Management;
  • Project and Program Organization;
  • Stakeholder and Environment Management;
  • Risk identification and Risk Management.

(Foto)

2017-03-07-PHOTO-00000035