Pjesa e aktiviteteve të zhvilluara bashkë me ekspertët hollandezë ishte edhe vizita në Impiantin e trajtimit të ujrave të ndotura të qytetit të Durrësit si një ndër impiantet më modern në vend dhe rajon. Takimi në ambjentet e këtij impianti me drejtuesit dhe ekspertët njohu gjithë të pranishmit me gjithë proceset e trajtimit si dhe pajisjet bashkëkohore të instaluara, përfshirë këtu laboratorin modern nëpërmjet të cilit kryheshin të gjitha analizat e ujit por edhe monitorimi i gjithë procesit dhe cilësia e ujit të trajtuar të cilat ruheshin në një rregjistër të posaçëm.
Gjithashtu duke ditur se qyteti i Durrësit dallohet për qëndrat historike dhe muzeale të tij pjesë e këtij aktiviteti ishte edhe vizita në Muzeun Arkiologjik, Torra Veneciane dhe Amfiteatrin e qytetit.







