Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit, në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave dhe me mbështetjen e GIZ, në datat 12-13 Prill, organizoi aktivitetin me temë “Trupat ujorë tepër të modifikuar”.
Në zbatim të ligjit 111/2012 ”Për menaxhimin e integruar te burimeve ujore”, lindin disa detyrime të cilat ngarkojnë institucionet për plotësimin e tij me akte nënligjore.
Në nenin 27 të këtij ligji flitet për trupat ujore tepër të modifikuar ku përcaktohet se:
- Ministri, me propozim të Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit dhe në përputhje me përcaktimet e këtij ligji, ka të drejtë:
- të shpallë trupa të caktuar ujorë si artificialë ose tepër të modifikuar, kur objektivat mjedisorë në lidhje me statusin e mirë apo potencialin e mirë ekologjik të tyre nuk mund të arrihen për shkak të pamundësisë teknike ose kostove tepër të larta;
- të zgjatë afatet për arritjen e objektivave mjedisorë, me kusht që të mos ndodhë asnjë përkeqësim i mëtejshëm në statusin e trupit ujor të prekur;
- të vendosë objektiva mjedisorë specifikë për trupa ujorë të caktuar, kur ata janë shumë të prekur nga aktiviteti njerëzor apo kur kushtet e tyre natyrore janë të tilla që e bëjnë arritjen e objektivave të përgjithshëm mjedisorë të parealizueshëm ose tepër të kushtueshëm. (neni 27)
- Ministri, me propozim të këshillit të basenit ujor, përcakton masa të përshtatshme për parandalimin e përkeqësimit të statusit të trupit që është shpallur si trup ujor tepër i modifikuar.
- Çdo shpallje e bërë në rastet e mësipërme dhe arsyet përkatëse përcaktohen në planin e menaxhimit të basenit ujor përkatës. Shpalljet e bëra rishikohen çdo 6 vjet. (neni 27).
Gjithashtu, në ligj përcaktohet se: trupat ujorë, në bazë të klasifikimit të ujërave të tyre, janë pjesë përbërëse e planit të menaxhimit të basenit ujor.(neni 26).
Aktualisht janë në proces hartimi planet e menaxhimit për dy basene ujore, Drin Bune dhe Seman.
Ky takim dy ditor, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve qëndrore dhe vendore, që lidhen në mënyrë direkte, ose indirekte me mirëmenaxhimin e burimeve ujore, kishte për qëllim të ndihmonte institucionet pjesmarrëse për të kuptuar detyrat që kanë lidhur me plotësimin e këtij detyrimi ligjor, si dhe të orjentojë drejt hapave që duhen ndjekur per shpalljen e trupave ujore tepër të modifikuar.
Dita e pare e takimit ishte e fokusuar në prezantimet e bëra nga Z. Holger Densky lidhur me procesin e identifikimit të Trupave Ujorë Tepër të Modifikua (TUTM), sipas Direktivës Kuadër të Ujit. Përpara se TUTM të identifikohen, duhet bërë përshkrimi i trupave ujorë. Për sa më sipër,u spjeguan kriteret dhe procedurat të cilat do të shërbejnë si input se me çfarë informacioni do të kontribuojë secili pjesëmarrës. Më pas u prezantuan procedurat në lidhje me karakterizimin e TUTM, si dhe shembuj dhe studime të rasteve të ngjashme të nën–baseneve të ndryshme në Europë.
Dita e dytë e takimit ishte e fokusuar në elaborimi i një guide ose roadmap se si të karakterizohen TUTM në Shqipëri dhe cilat institucione duhet të përfshihen në këtë proces. Fillimisht, institucionet kryesore bënë një prezantim të punes së tyre dhe më pas u ndanë në grupe pune për hartimin e një gude ku u identifikuan hapat që duhen ndjekur për përcaktimin e TUTM dhe institucionet përgjegjëse.
foto nga takimi:








