Në bashkëpunim me Fakultetin e Inxhinierisë të Ndërtimit, u organizua një takim ku Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit (STKKU), prezantoi përpara studentëve të departamentit të Hidroteknikës dhe Mjedisit, hapat e ndërmarra në sektorin e ujit.
Në pjesën e parë të takimit, nga përfaqësuesit e STKKU, u dha një informacion rreth menaxhimit të burimeve ujore në vendin tonë. Si ndahen basenet ujore dhe kush janë organet përgjegjëse për menaxhimin e tyre, si dhe rroli dhe detyrat e secilit prej tyre.
Më pas u vijua me prezantimin e Draft Programit Kombëtar Sektorial(PKS) të Ujit, ku u spjegua se pse lindi nevoja e draftimit të këtij dokumenti, kush janë hapat e ndërmarrë deri tani, ecuria e këtij dokumenti si dhe çfarë synohet të arrihet me përfundimin e tij.
Në pjesën e dytë u vijua me një bashkëbisedim me studentët, ku interes të veçantë kishte lidhur me mundësitë që ofrojnë këto degë për punësim. Si janë të parashikuara rritjet e kapaciteteve në PKS-në e Ujit që po hartohet, si dhe informacion lidhur me menaxhimin e ujërave ndërkufitare dhe mardhëniet me shtetet fqinje.
Gjithëashtu nga studentët dhe petagogët u kërkua që ky takim të vijoj me një bashkëpunim më të gjerë, sidomos në mundësitë për praktika në institucionet shtetërore si dhe zhvillim të temave të diplomave që do të shërbenin për zgjidhjen e disa problematikave që vihen re në këtë sektor, por edhe nxitjen novacioneve teknike që lidhen me mirëadministrimin e ujit.


