Njoftim për konsultim publik të Projekt-planit të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet për disa zona ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet ose ka gjasa të ndodhin përmbytje, Drin-Bunë 4, 5 dhe 6.

Projektplani i Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet për disa zona ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet ose ka gjasa të ndodhin përmbytje, Drin-Bunë 4, 5 dhe 6 (territori i njësive administrative Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Rrethinat dhe Velipojë të bashkisë Shkodër dhe njësinë administrative Bushat të bashkisë Vau i Dejës) ka për qëllim miratimin e një dokumenti i cili i shërben institucioneve shtetërore, enteve publike e private për të menaxhuar në mënyrë të harmonizuar rrezikun nga përmbytjet dhe marrjen e masave efektive, me qëllim parandalimin dhe reduktimin e pasojave të mundshme negative nga përmbytjet për shëndetin e njeriut, mjedisin, trashëgiminë kulturore dhe aktivitetin ekonomik, në zonat respektive.

Procesi i konsultimit të këtij projektplani do të kryhet nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në cilësinë e organit përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore që ka për detyrë bashkërendimin e punës në përputhje me ligjin nr.146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Ju ftojmë të njiheni me draft-in final të Projekt-planit të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet për disa zona ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet ose ka gjasa të ndodhin përmbytje, Drin-Bunë 4, 5 dhe 6 (territori i njësive administrative Shkodër, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Guri i Zi, Rrethinat dhe Velipojë të bashkisë Shkodër dhe njësinë administrative Bushat të bashkisë Vau i Dejës)” dhe të jepni sugjerimet, komentet dhe propozimet tuaja.

Lutemi nga ana juaj dërgimin e komenteve/sugjerimeve brenda 6 muajve duke kontaktuar Z. Hermon Bonati, Drejtor, Drejtoria e Menaxhimit të Performancës, AMBU në adresën e postës elektronike: hermon.bonati@ambu.gov.al .