Në kuadër të projektit EU4River dhe në vazhdim edhe të projektit EUSIWM ‘’Mbështetja e BE-së në Menaxhimin e Integruar të Ujit’’, ka nisur procesi i përgatitjes së Planit të Menaxhimit të Basenit Lumor për Basenin e Lumit Vjosa. Ky projekt bashkë-financohet nga BE dhe Agjencia Austriake për Zhvillim, në mbështetje të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) dhe Zyrës së Administrimit të Basenit Lumor Vjosë (ZABL), për forcimin e menaxhimit të burimeve ujore, në përputhje me standardet dhe kërkesat e legjislacionit Evropian.
Menaxhimi dhe planifikimi i burimeve ujore në nivel baseni lumor merr në konsideratë përfshirjen e publikut të gjerë dhe konsultimin në të gjitha fazat e përgatitjes së një plani menaxhimi.
Hapi i parë i përgatitjes së një plani menaxhimi është hartimi dhe konsultimi i Deklaratës së Problematikave të Rëndësishme të Menaxhimit të Burimeve Ujore në Basenin Lumor Vjosë.
Ekspertët e projektit EUSIWM, në bashkëpunim me stafin e AMBU-së, kanë hartuar këtë Deklaratë, e cila paraqet disa nga problematikat kryesore të identifikuara në këtë basen lumor. Të gjitha këto problematika janë subjekt diskutimi / plotësimi / përmirësimi nga të gjitha grupet e interesit.
AMBU do të mirëpresë të gjitha komentet apo sugjerimet për plotësime.
Pas përfundimit të kësaj faze konsultimi, në bazë të problematikave të paraqitura dhe trajtuara në këtë Deklaratë, ekspertët e projektit do të hartojnë Programin e Masave për arritjen e objektivave mjedisor dhe për mbrojtjen e burimeve ujore.
Dokumenti për konsultimin paraprak me Agjencitë qeveritare dhe ekspertët teknik. Shkarko këtu
Në fund të çdo seksioni, ne kemi përmbledhur çështjet kryesore të mundshme që lidhen me secilën temë. Si një Shtojcë e veçantë e kësaj Përmbledhje (Shtojca 1), ne kemi dhënë një formular përgjigjesh të palëve të interesit për të komentuar ose reaguar për ndonjë nga çështjet sipas një grupi të paracaktuar pyetjesh kyçe. Opsioni për të përfshirë komente ose vërejtje shtesë është i disponueshëm. Si publiku i gjerë ashtu edhe operatorët kryesorë të shërbimeve të ujit inkurajohen të përdorin të njëjtin formular përgjigjeje.
Për secilën problematikë është përgatitur një Format për dhënien e komenteve, të cilin mund ta shkarkoni këtu
Për lehtësi të aksesimit të formatit të dhënies së komenteve, mund të plotesoni formularin online në këtë link: https://forms.office.com/e/msMhCuEtGr?origin=lprLink
Konsultimi i kësaj përmbledhje dhe reflektimi i komenteve gjatë fazës së konsultimit, do kryhen nga AMBU, si Autoritet përgjegjës për zhvillimin e PMBL-ve në Shqipëri, jo më vonë se 6 mujori i parë i 2025. Kjo Përmbledhje është në përputhje me Ligjin e Qeverisë Shqiptare për Konsultimin Publik, nenin 15 dhe nenin 17. Për çdo pyetjet në lidhje me Përmbledhjen, ose sqarimin se si të përgjigjeni, kontaktet janë si më poshtë:
Xhemi Jaupaj, Përgjegjëse Sektori në Sektorin e Burimeve Ujore, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore
Adresa e email-it: xhemi.jaupaj@ambu.gov.al