KONFERENCA E UJIT NË NEW YORK, MARS 2023

KONFERENCA E UJIT NË NEW YORK, MARS 2023

Dyzet e gjashtë vite pas konferencës së fundit të OKB-së për ujin, komuniteti ndërkombëtar organizoi takimin historik në New York, i ngarkuar me avancimin e përpjekjeve për të siguruar ujë të sigurt dhe të pastër për njerëzimin. Në fund të konferencës tre-ditore, u arritën rezultate mjat të kënaqshme, siç ishte marrëveshja për të vendosur një të dërguar të posaçëm të OKB-së për ujin, ky një moment politik tepër i rëndësishëm, ku u vendosën rreth 700 angazhime dhe premtime vullnetare nga shumë palë të interesuara.

Pavarësisht progresit në disa fusha, raporti i OKB-së për Zhvillimin Botëror të Ujit 2023 paraqet statistika të frikshme të krizës globale të ujit: 26% e popullsisë së botës, afërsisht dy miliardë njerëz, nuk kanë qasje në ujë të pijshëm dhe 3.6 miliardë nuk kanë akses në shërbime të sigurta sanitare dhe ujë të pijshëm. Mungesa e ujit në zonat urbane pritet të përkeqësohet, pasi raportet tregojnë se dyfishimi i parashikuar i popullsisë në këto zona, mendohet të shkoj nga 930 milionë në vitin 2016 në 1.7 deri në 2.4 miliardë njerëz në vitin 2050.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres hapi konferencën duke theksuar katër veprime kyçe për të përshpejtuar Axhendën e Veprimit për Ujin:

  1. zvogëlimi e hendekut në menaxhimin e ujit;
  2. investimi masiv në sistemet e ujit dhe kanalizimeve;
  3. fokusimi në ciklin, e ujit;
  4. adresimin e ndryshimeve klimatike.

Fokusi në Konferencë ishte Axhenda e Veprimit për Ujin, e cila përbëhet nga angazhime vullnetare të Shteteve Anëtare të OKB-së si dhe palë të interesuara. Zotimet e shprehura në konferencë trajtojnë një grup të gjerë temash që synojnë krijimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit drejt veprimeve të përbashkëta urgjente, të menjëhershme si dhe të përshpejtuara për të krijuar një mekanizëm të fortë ndërkombëtar për të parandaluar daljen jashtë kontrollit të krizës globale të ujit. Konferenca vazhdoi përmes sesioneve të debatit të përgjithshëm të mbajtura në seanca dhe pesë dialogjeve ndërveprues të krijuar për t’u drejtuar nga zgjidhjet:

  • uji për shëndetin;
  • uji për zhvillim të qëndrueshëm;
  • uji për klimën;
  • uji për bashkëpunim;
  • Dekada e Veprimit për Ujin.

Debati i përgjithshëm u mbajt në datat 22, 23 dhe 24 mars 2023, me deklarata nga mbi 190 organizata qeveritare, ndërkombëtare dhe palë të tjera të interesuara. (kliko këtu për fjalën e mbajtur nga Shqipëria).

Gjate tre ditëve të zhvillimit të konferencës, Shqipëria ishte pjesëmarrëse në disa prej sesioneve paralele të mbajtura:

  1. Momentumi ri për ta bërë ujin e pijshëm një realitet për të gjithë: Si të rriten mjetet praktike globale dhe njohuritë e fituara sipas Protokollit për Ujin dhe Shëndetin?
  2. Adoptimi i lidhjes nexus Ujë-Energji-Ushqim-Mjedis;
  3. Ekonomia qarkulluese;
  4. Financimi i ujit në Mesdhe;
  5. Bashkëpunimi rajonal si një çelës për të përshpejtuar zbatimin e SDG 6 – Programi i Ujit të Danubit si shembull për të përmirësuar shërbimet e ujit dhe kanalizimeve brenda rajonit të Danubit.

Për informacion më të detajuar rreth raportit përmbledhës të konferencës së ujit 2023 gjeni në linkun më poshtë: https://enb.iisd.org/un-2023-water-conference-summary