konferencën e “Trajnimit ndërkufitar në qeverisjen dhe teknologjinë për reduktimin e rezikut nga përmbytja, e lidhur kjo me paralajmërimin e hershëm të menaxhimit të emergjencave në Basenin e Lumit Sava”

konferencën e “Trajnimit ndërkufitar në qeverisjen dhe teknologjinë për reduktimin e rezikut nga përmbytja, e lidhur kjo me paralajmërimin e hershëm të menaxhimit të emergjencave në Basenin e Lumit Sava”

Në datën 5-7 Dhjetor 2017, në kryeqytetin e Koracisë, Zagreb, u zhvillua “Konferenca e trajnimit ndërkufitar në qeverisjen dhe teknologjinë për reduktimin e rezikut nga përmbytja, e lidhur kjo me paralajmërimin e hershëm të menaxhimit të emergjencave në Basenin e Lumit Sava.”Kjo konferencë u organizua nga (ISRBC) Komisioni Ndërkombëtar i Basenit të Lumit Sava dhe UNESCO Zyra Rajonale për Shkencën dhe Kulturën Në Evropë.

Në konferencë morën pjesë përfaqësues nga institucione të shteteve anëtarë të Komisionit si: Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Serbia dhe Sllovenia. Gjithashtu morën pjese edhe përfaqësues nga institucione të shteteve jo anëtare të Komisionit, por që bëjnë pjesë në basenin e lumit Sava, si Mali i Zi dhe Shqipëria. Shqipëria përveç përfaqësuesit të STKKU-së, u përfaqësua edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës dhe Shpëtimit nga Ministria e Brendshme. Në ketë konference kishte të ftuar edhe nga: Banka Botërore, Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Lumit Danub, Komisioni Evropian, Kryqi i Kuq Italian etj…