Nё datat 13-15 Dhjetor 2016, në Prishtinë, GEF/ Drin Core Grup organizoi takimet e radhës në kuadër të projektit “Lejimi i bashkёpunimit ndёrkufitar dhe menaxhimi i integruar i burimeve ujore nё basenin e lumit Drin”.
Në datat 14-15 dhjetor, në vazhdim të përfshirjes së aktorëve të basenit të Drinit bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit, u organizua konferenca mbi palët e interesuara për basenin e Drinit. Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit, mori pjesë ne këtë aktivitet ku në panelet e aktivitetit raportoi lidhur me hapat që po ndërmerr shteti Shqipëtar në kuadër të mirëmenaxhimit të burimeve ujore.