Projekti EUSIWM (Mbështetja e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Integruar të Ujit), i bashkëfinancuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Bashkimi Evropian, organizoi me datë 4 Prill 2019 workshop-in e parë për menaxhimin e baseneve ujore me aktoret kyç të menaxhimit të ujërave në Shqipëri.
U diskututa për objektivat themelore në hartimin e planeve të menaxhimit, parimet bazë, komponentët e planeve të menaxhimit, qasjet dhe mjetet në hartimin e tyre, etj.
Pjesëmarrës në këtë workshop ishin punonjës të AMBU-së dhe Zyrave të Administrimit të Baseneve, të cilët gjatë periudhës 18 mujore të zbatimit të projektit do të merren në mënyrë aktive me hartimin e planeve të menaxhimit të baseneve ujore.




