Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Ujit, datë 22.02.2017

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Ujit, datë 22.02.2017

Në datën 22.02.2017 u zhvillua mbledhja e Këshillit Kombëtar të Ujit (KKU).

Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit bëri prezantimin e draft-it të Programit Kombëtar Sektorial të Ujit.

Shtyllat kryesore ku u fokusua ky prezantim ishin:

  • Procesi i ndjekur në hartimin e tij;
  • Përmbajtja e dokumentit;
  • Hapat që do të ndiqen në vijim.

Në vazhdim të mbledhjes u morën vendimet edhe për projektvendimet e paraqitura në Këshillin Kombëtar të Ujit.

  • Vendimi i KKU Nr.1, për miratimin e autorizimit “Për përdorim burimi ujor”, për veprimtari ndërtimore në brigje, me objekt “Ndërtimi i seksionit tokësor të projektit të gazsjellësit Trans Adriatik (TAP), sektorët 5B dhe 5C”;
  • Vendimi i KKU Nr.2, për miratimin e lejes “Për ndërtimin e strukturave ankoruese, portuale” dhe të autorizimit “Për veprimtari ndërtimore në brigje”, për ndërtimin e Portit MBM, me vendndodhje në Porto Romano, Bashkia Durrës”.