Në lidhje me detyrimet e Urdhrit të Kryeministrit, Nr. 65, datë 12.5.2017 “Për marrjen e masave për ndalimin e vënies në përdorim për subjektet zgjedhore të mjeteve, fondeve dhe materialeve të ndryshme, pronë e administratës publike, si dhe të burimeve njerëzore të institucioneve të administratës publike, të çdo niveli, për zgjedhjen e Kuvendit, të datës 18 qershor 2017”, bëjmë me dije se Drejtoria e Ekselencës planifikon të organizojë aktivitet si më poshtë:
- Në muajt maj dhe qershor do të zhvillohen takime konsultuese për prezantimin dhe diskutimin e draftit të përgatitur të Programit Kombëtar Sektorial të Ujit në institucionet e pushtetit vendor. Takimet do të realizohen në bazë rajonesh duke përfshire të gjitha institucionet e varësisë të cilat trajtojnë çështjet e ujit në fushën e tyre të veprimtarisë.
Në lidhje me projektet e nisura që zgjasin më shumë se 12 muaj, aktivitet e Drejtorisë së Ekselenës renditen si më poshtë:
- Finalizimi dhe miratimi i Programit Kombëtar Sektorial (PKS) për menaxhimin e integruar të ujit;
- Përgatitja e Planit të Veprimit 2018-2020 në zbatim të PKS.