Prezantim i draft Programi Kombëtar Sektorial i Ujit 2017-2030 – Konsultime me pushtetin dhe institucionet vendore të rajonit Shkodër

Prezantim i draft Programi Kombëtar Sektorial i Ujit 2017-2030 – Konsultime me pushtetin dhe institucionet vendore të rajonit Shkodër

Në vijim të nismës së Qeverisë Shqiptare për zbatimin e qasjes sektoriale dhe hartimin e programit kombëtar sektorial për menaxhimin e integruar të ujit, si instrumenti kryesor për implementimin e sukseshëm të saj, në datën 02.6.2017 u zhvillua takimi konsultativ me përfaqësues të pushtetit dhe institucioneve vendore për rajonin e Shkodrës.

Takimi u zhvillua në ambjentet e Hotel Colosseo Shkodër nën organizimin dhe drejtimin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit. Të ftuar ishin përfaqësues të Bashkive, drejtuesit e shoqërive të Ujësjellës – Kanalizimeve, të drejtorive rajonale të mjedisit, të agjencisë së zhvillimit rajonal si edhe të bordit rajonal të kullimit, të gjithë të përfshirë në rajonin Shkodër.

Gjatë takimit pjesmarrësit u njohën me draft Programi Kombëtar Sektorial për Menaxhimin e Integruar të Ujit 2017-2030, të hartuar nga kontributi i anëtarëve të nëngrupeve tematike për sektorin e ujit:

  • Ujë për mjedis;
  • Ujë për bujqësi;
  • Ujë për njerëz;
  • Ujë për industri.

Tematikat e diskutuara në takim, sipas agjendës respektive, ishin:

  • Metodologjia e hartimit të draft programit;
  • Procesi i konsultimit të draft programit me të gjitha grupet e interesit të përfshira në sektorin e ujit;
  • Problemet më kryesore në sektorin e ujit;
  • Qasja e re për sektorin e ujit dhe mekanizmi institucional për zbatimin e saj;
  • Objektivat për sektorin e ujit 2017-2030;
  • Burimet financiare në dispozicion për arritjen e objektivave dhe hendeku financiar;
  • Plani i veprimit 2018-2020 për zbatimin e draft programit.

Diskutimet nga të pranishmit u fokusuan kryesisht në problematikat e hasura në vite në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizimet (problemet të natyrës ekonomike, kapacitete njerëzore, problem në vendimarrje në mungesë të përcaktimit të zonave higjeno-sanitare), zbatimi i detyrave të Këshillit të Basenit Ujor në respekt të shpërndrjes së burimeve ujore, kanalet e para ujitëse dhe kanalet kulluese të tokave bujqësore. Gjithashtu u theksua rëndësia e këtij dokumenti dhe lidhja e tij me dokumente të tjera politike dhe strategjike të sektorit, të cilat janë jo vetëm kërkesa ligjore kombëtare por edhe kërkesa të kuadrit ligjor europian për mjedisin. Propozimi kryesor ishte forcimi i bashkëpunimit me pushtetin qëndror, ministrit e linjës specifikisht me Sekretariatin Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit.

Në fund të takimit, të gjithë përfaqësuesit e institucioneve të pushtetit vendor të lidhura me sektorin e ujit u ftuan të japin kontributin/sugjerimet e tyre mbi draft planin e veprimit 2018-2020 për zbatimin e programit kombëtar sektorial të ujit; matricat e prioritizimit të projekteve për objektivat e sektorit në të ardhmen; identifikimi i masave me karakter qeverisës apo infrastrukturor respektivisht nga secila njësi e qeverisjes vendore brenda rajonit Shkodër, për tu përfshirë në program/plan.

 

5

4

6