Në kuadër të zbatimit të projektit AQUANEX me temë “Ruajtja dhe sigurimi i cilësisë së trupave ujorë sipërfaqësorë në Greqi dhe Shqipëri duke përdorur teknikat e observimit të tokës”, u zhvillua një aktivitet në datat 17 -21 Qershor 2019, në Qendrën Multifunksionale Përmet. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ishte partner lider i projektit, ku morën pjesë pesë partnere: tre partnerë nga institucionet greke dhe dy partnerë shqiptarë.
Gjithashtu, pjesë e këtij projekti ishte edhe Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore (AMBU) me një prezantim mbi “Menaxhimin e integruar të burimeve ujore në Republikën e Shqipërisë në përputhje me kërkesat e Direktivës Kuadër të Ujit – Baseni Vjosë ”
prezantimi:
