Publikimi i draft Projektligjit Për Burimet Ujore

Publikimi i draft Projektligjit Për Burimet Ujore

Projektligji “Për burimet ujore” është hartuar si pjesë e paketës ligjore në kuadër të përafrimit të plotë të legjislacionit shqiptar në fushën e menaxhimit të burimeve ujore me acquis të Bashkimit Evropian në këtë fushë, nëpërmjet mbështetjes së projektit “Mbështetja e Bashkimit Evropian për Menaxhimin e Integruar të Ujit në Shqipëri”, një nga komponentët e të cilit është “Përmirësimi i kuadrit ligjor në fushën e menaxhimit të burimeve ujore”, financuar nga BE dhe ADA. Projektligji i propozuar së bashku me aktet nënligjore në zbatim të tij synon të përafrojë plotësisht direktivat e BE-së në fushën e ujit.

Ky projektligj  ka si qëllim të përcaktojë kuadrin ligjor dhe institucional për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore me synim mbrojtjen e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë duke siguruar ruajtjen, zhvillimin dhe shfrytëzimin sa më racional të tyre, të domosdoshme për jetën dhe për zhvillimin social ekonomik të vendit.

Procesi i konsultimit të këtij projektakti do të kryhet nga Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, në cilësinë e organit përgjegjës  për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore që ka për detyrë bashkërendimin e punës për harmonizimin e kuadrit ligjor të sektorit me acquis të BE-së,  në përputhje me ligjin nr. 146/2014 “Për njoftimin dhe konsultimin publik”.

Ju ftojmë të njiheni me draft-in final të Projektligjit “Për burimet ujore” dhe të jepni sugjerimet, komentet dhe propozimet tuaja.

Kliko këtu për të shkarkuar draft Projektligjin “Për burimet ujore”.

Lutemi nga ana juaj dërgimin e komenteve/sugjerimeve brenda 40 ditëve pune duke kontaktuar Znj. Irma Themeli, Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Menaxhimit Strategjik, AMBU në adresën  e postës elektronike: irma.themeli@ambu.gov.al