Publikimi i hartave të rrezikut (hazard maps) nga përmbytjet

Publikimi i hartave të rrezikut (hazard maps) nga përmbytjet

Në Kadastrën Kombëtare të Burimeve Ujore janë publikuar hartat e rrezikut nga përmbytjet të miratuara me Vendimin Nr 2 të KKU, datë 15.06.2021 “Për miratimin e hartave të rrezikut nga përmbytjet për disa zona të baseneve ujore Erzen, Ishëm, Shkumbin, Seman dhe Vjosë” dhe Vendimin Nr 3 të KKU, datë 15.06.2021 “Për miratimin e hartave të rrezikut nga përmbytjet për disa zona të basenit ujor Drin – Bunë”.

Hartat e rrezikut nga përmbytjet janë krijuar me mbështetjen e Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim nëpërmjet GIZ dhe me mbështetjen e BE projektit nëpërmjet PRONEWS.

Hartat janë krijuar për 9 territore gjeografike në Shqipëri të cilat përfshijnë në total 17 nga 46 zonat ku ekziston rreziku potencial nga përmbytjet.

Hartat mbulojnë zonat gjeografike që mund të përmbyten sipas skenarëve të mëposhtëm:

  1. përmbytje për periudha të mundshme të rikthimit ≥ 50 vjet (Q MAX, P 2% / 1 HERË NË 50 VJET;
  2. përmbytje me një probabilitet të mesëm, periudha e mundshme e rikthimit ≥ 100 vjet (Q MAX, P 1% / 1 HERË NË 100 VJET);
  3. përmbytje për periudha të mundshme të rikthimit ≥ 200 vjet (Q MAX, P 0.5% / 1 HERË NË 200 VJET).

Për çdo skenar dhe territor të përmendur me lart, janë treguar elementët e mëposhtëm:

  • Shtirja dhe thellësia e ujit apo niveli i ujit;
  • Shpejtësia e rrjedhjes.

Këto harta mund t’i akesoni në Kadastrën Kombëtare të Burimeve Ujore në linkun www.kadastraujore.gov.al në tabin e layerave të këtij sistemi.