Publikimi i Raportit Paraprak të VSM-së për Basenin Mat

Publikimi i Raportit Paraprak të VSM-së për Basenin Mat

Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore, referuar VKM nr. 1015, datë 16.12.2020 “Për Përmbajtjen, Zhvillimin dhe Zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Menaxhimit të Burimeve Ujore, të Planeve të Menaxhimit të Baseneve Ujore dhe Planeve të Menaxhimit të Rrezikut nga Përmbytjet”, me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim, në kuadër të projektit EUSIWM ka hartuar Planin e Menaxhimit të Basenit Ujor Mat.

Referuar dispozitave të ligjit nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor” Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore ka nisur paralelisht edhe procesin e Vlerësimit Strategjik Mjedisor për këtë plan dhe ka hartuar raportin paraprak të Vlerësimit Strategjik Mjedisor.

Ju njoftojmë se Raporti Paraprak i VSM-së është publikuar në faqen zyrtare elektronike të AMBU-së dhe do të qëndroj i publikuar për të paktën 30 (tridhjetë) ditë.

Raportin e publikuar mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm. Ju ftojmë të njiheni me dokumentet dhe të jepni sugjerimet, komentet dhe propozimet tuaja.

Link i raportit

Raporti_Paraprak_VSM_Baseni_Mat

Kontaktoni direkt: Ermela Kraja, Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Menaxhimit të Burimeve Ujore, Agjencia e Menaxhimit të Burimeve Ujore

Ermela.Kraja@ambu.gov.al