Takim i Grupit Ndërinstitucional të Punës

Takim i Grupit Ndërinstitucional të Punës

Në vijim të zbatimit të Urdhrit nr.24 prot., datë 9.02.2021, të Kryeministrit, “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për hartimin e paketës ligjore në fushën e menaxhimit të burimeve ujore” AMBU organizoi në datën 17.05.2021 takimin e dytë me anëtarët e Grupit Ndërinstitucional të Punës për vazhdimin e veprimtarisë për hartimin e paketës ligjore në fushën e menaxhimit të burimeve ujore.

Grupi Ndërinstitucional i Punës diskutoi në parim projektligjin dhe sipas përcaktimeve në planin e punës u diskutuan nen për nen draft nenet e Kreut I dhe Kreut II. Në përfundim të takimit u arritën konkluzione të përbashkëta mbi draft nenet e diskutuara.

Në kuadër të përafrimit të plotë të legjislacionit shqiptar në fushën e menaxhimit të burimeve ujore me acquis të Bashkimit Evropian në këtë fushë në kuadër të procesit të integrimit evropian paketa ligjore do të bazohet në acquis të Bashkimit Evropian në këtë fushë, në paketën ligjore të hartuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim, me mbështetjen e projektit “Mbështetja e BE-së për menaxhimin e integruar të ujit në Shqipëri”.