Anëtarët e komisionit parlamentar për “Veprimtaritë prodhuese, tregtinë dhe mjedisin”, zhvilluan një takim në ambjentet e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin:
- Nga komisioni parlamentar për “Veprimtaritë prodhuese, tregtinë dhe mjedisin”;
- Eduard Shalsi – Kryetar i komisionit;
- Besnik Baraj – Anëtar;
- Bujar Çela – Anëtar;
- Fatmir Toçi – Anëtar;
- Robert Bitri – Anëtar;
- Namik Kopliku – Anëtar.
- Nga Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit;
- Hantin Bonati – Sekretari Kombëtar i Ujit;
- Alban Idershai – Drejtor drejtorie;
- Gerta Lubonja – Drejtor drejtorie;
- Albert Lenja – Përgjegjës sektori;
- Klejdi Ngjela – Përgjgjës sektori.
Gjatë takimit u raportua lidhur me detyrat e ndjekuara nga Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Ujit gjatë vitit 2016, si dhe u prezantua draft Programi Kombëtar Sektorial i Ujit. Shtyllat kryesore ku u fokusua ky prezantim ishin:
- Procesi i ndjekur në hartimin e tij;
- Përmbajtja e dokumentit;
- Hapat që do të ndiqen në vijim.
Disa foto rreth takimit

