Ky takim u organizua nga Qendra e zhvillimit të njohurive, zyra e bankës botërore të Tokios (TDLC), Mbështetja Botërore për lehtësimin e rrezikut të katastrofave dhe rikuperimit (GFDRR), Qendra e Menaxhimit të Riskut në Tokio dhe në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Tokës, Infrastrukturës, Transportit dhe Turizmit të Japonisë dhe qytetit të Kobe.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte takimi i ekspertëve në nivel teknik nga vende të ndryshme të botës për të shkëmbyer eksperienca mes tyre dhe për tu njohur me eksperiencën Japoneze mbi menaxhimin e integruar të përmbytjeve urbane. Gjatë 5 ditëve të takimit, me prezantime të ekspertëve të ndryshëm nga banka botërore, drejtues dhe menaxher të sistemeve të mbrojtjes nga përmbytjet të qyteteve të Tokios, Yokohamës, Kobes dhe Osakës, me fokus në:
- Vlerësimi e rrezikut nga përmbytjet urbane dhe komunikimi i riskut;
- Planifikimi dhe prioritizimi i menaxhimit të rrezikut nga përmbytjet urbane;
- Zbatimi i investimeve në kuadër të menaxhimit të riskut nga përmbytjet urbane;
- Sigurimi i funksionalitetit, qëndrueshmërisë dhe mirëmbajtjes së këtyre investimeve.
Në këtë takim merrnin pjesë përfaqësues të institucioneve qendrore dhe lokale nga 9 vende të ndryshme të botës. Shqipëria u përfaqësuar nga Z. Flamur Mamaj, prefekt i qarkut Vlorë, si një nga qarqet më sensitive me këto lloj përmbytjesh, Z. Arduen Karagjozi, Drejtor I Menaxhimit Strategjik në Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore, si institucioni përgjegjës për menaxhimin e integruar të Burimeve ujore, pjesë e tyre edhe politikat dhe planet e menaxhimit për mbrojtjen nga përmbytjet. Zonja Trandelina Baraku, në cilësinë e përfaqësueses së bankës botërore për Shqipërinë, shoqëroi përfaqësuesit tonë në këtë takim.
Në planin e përgatitur nga Shqipëria në kuadër të këtij takimi, u identifikuan si qytetet më sensitive me problematika të ngjashme, nga përmbytjet e zonave urbane qytet e Shkodrës, Durrësit, Tiranës dhe Vlorës. Nevoja e aplikimit të zgjidhjeve teknike dhe praktikave më të mira të zbatuar në qendrat kryesore urbane në Japoni, të përshtatura me shkallën e urbanizimit dhe përballueshmërinë e kostove të ndërtimit dhe mirëmbajtjes që mund të përballojë ekonomia Shqiptare do të mund të japi rezultate të kënaqshme ne rritjen e nivelit të mbrojtjes, mitigimin e riskut dhe uljen e dëmeve shkaktuar njerëzve dhe pronës publike e private.
Në përfundim të këtij takimi i konkludua se institucionet qendrore, drejtuesit e këtyre bashkive, stafet teknike përkatëse duhet të njihen me këto praktika dhe koncepte të menaxhimit të përmbytjeve urbane.
- Kapacitet njerëzore në nivel qendror dhe lokal duhet të rriten, në drejtim të këtyre koncepteve;
- Të shikohet mundësia e financimeve dhe granteve për hartimin e projekteve të fizibilitetit për vlerësimin e nevojave të masave infrastrukturore dhe jo infrastrukturore për menaxhimin e integruar të përmbytjeve urbane;
- Të hartohet një strategji për menaxhimin e integruar të rrezikut nga përmbytjet urbane;
- Të vlerësohen mundësit e rikuperimit të kostove dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës.
Të gjitha shpenzimet për këtë takim u mbuluan nga organizatorët.




