Në vijim të zbatimit të urdhrit të Kryeministrit nr. 157, datë 22.10.2018 “Për marrjen e masave për zbatimin e qasjes së gjerë sektoriale/ndërsektoriale, si dhe ngritjen dhe funksionimin e mekanizmit sektorial/ndërsektorial të integruar”, të enjten, datë 03.06.2021, u zhvillua takimi i dytë i Grupit Tematik “Burimet Ujore”.
Në takim morën pjesë përfaqësues nga lista e pjesëmarrësve nga institucionet përkatëse si anëtarë të grupit tematik dhe përfaqësues të GWP-MED, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, ADA, SIDA GWP-MED dhe projekti i SANE 27.
Qëllimi i takimit është forcimit i bashkëpunimit dhe koordinimit midis institucioneve përgjegjëse në sektorin e administrimit të burimeve ujore.
Gjatë takimit u diskutuan çështjet sipas agjendës së dakordësuar më parë dhe që lidhen me sfidat dhe zgjidhjet e dhëna në sektorin e ujit, në nivel kombëtar dhe rajonal.