Në zbatim të VKM-së nr.745, datë 19.12.2018, “Për miratimin, e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi për marrëdhëniet e ndërsjellta në menaxhimin e burimeve ujore ndërkufitare” dhe VKM-së nr.113, datë 6.3.2019, “Për emërimin e anëtarëve që përfaqësojnë palën shqiptare në Komisionin Shqiptaro-Malazez për Menaxhimin e Ujërave me Interes të Përbashkët”, në datën 19.09.2019, në Podgoricë, u zhvillua mbledhja e Komisionit Shqiptaro-Malazez për Menaxhimin e Ujërave me Interes të Përbashkët.
Gjatë takimit u diskutuan problematika që prekin dy shtetet, duke synuar zgjidhjen e tyre dhe rritjen e bashkëpunimit në të ardhmen. Shkëmbimi i informacionit dhe mundësitë e aplikimeve për projekte ndërkufitare, ishin pika të cilat u trajtuan në takim.
Takimi i radhës do të zhvillohet në Shqipëri.
